Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndodh incidenti i parë i Botërorit
    Ballina-1

    Ndodh incidenti i parë i Botërorit

    16/11/2022 16:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një gazetar danez u kërcënua nga zyrtarët e Katarit, teksa po jepte një reportazh të drejtpërdrejtë televiziv nga vendi i Lindjes së Mesme, përpara Kupës së Botës. Rasmus Tantholdt po fliste si pjesë e një reportazhi të drejtpërdrejtë pranë një rrethrrotullimi për transmetuesin TV2, kur atij dhe kameramanit iu afruan zyrtarë duke vozitur një karrocë golfi.

    Një nga zyrtarët u përpoq menjëherë të kapte kamerën, e cila u rrotullua për të zbuluar dy nga katër pjesëtarët që po dilnin nga karroca. Burri që kapi kamerën më pas vendosi dorën mbi lente, duke bllokuar çdo foto. Tantholdt u përgjigj duke thënë: “Ne jemi drejtpërdrejt në televizionin danez. Zotëri, ju ftoni të gjithë botën të vijë këtu, pse nuk mund të filmojmë, është një vend publik”.

    Gazetari më pas shihet duke u treguar zyrtarëve të Katarit akreditimin e tij, në bazë të të cilit mund të filmojë kudo në vend. Sidoqoftë, zyrtarët e Katarit refuzuan ta pranonin këtë dhe këmbëngulën se i nevojitet leje.

    Zyrtari i parë më pas filloi të kapte sërish kamerën, me Tantholdtin që i afrohej. Ai duket se i thotë diçka gazetarit, i cili i përgjigjet: “A dëshiron të thyesh kamerën? Ok, mund ta thyesh kamerën. Pra, po na kërcënon duke e thyer kamerën?”

     “Klipi” pastaj është bërë viral, me shumë njerëz që dënojnë veprimet e zyrtarëve të Katarit. Vendi i Lindjes së Mesme ka ligje të rrepta, represive për lirinë e fjalës, me zero kompani të pavarura mediatike të bazuara atje.

    Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë e Kupës së Botës kishte dhënë garanci se zyrtarët do të kishin një qasje më të qetë ndaj ligjeve shtypëse të vendit gjatë Kupës së Botës. Ky mesazh duket se nuk është përcjellë, megjithëse Tandtholdt ka zbuluar se ka marrë një kërkim-falje:

    “Unë nuk mendoj se mesazhi nga lart në Katar ka arritur te të gjitha rojet e sigurisë. Prandaj, mund të argumentohet se ka disa që e kanë keqkuptuar situatën”. Në të njëjtën kohë ai tregon shumë se si është situata në Katar. Aty mund të sulmohesh dhe kërcënohesh kur raporton si media e lirë. Ky nuk është një vend i lirë dhe demokratik: “Përvoja ime pas vizitës në 110 vende në botë është e tillë: Sa më shumë të fshihesh, aq më e vështirë është të raportosh prej andej”

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.