Futboll ndërkombëtar

Ndryshon gjendja, zbulohet periudha e re e rikthimit të Rrahmanit nga lëndimi

Ndryshon gjendja, zbulohet periudha e re e rikthimit të Rrahmanit nga lëndimi

Stafi mjekësor i Napolit ka sjell risi sa i përket gjendjes fizike të Amir Rrahmanit. Futbollisti kosovar është duke i vazhduar terapitë pas tërheqjes muskulore që e pati. Klubi italian do ta vlerësojë gjendjen e tij në ditët në vazhdim, me kujdes të shtuar dhe pa u ngutur, për t’i dhënë më pas detajet e

Besnik Batusha

Stafi mjekësor i Napolit ka sjell risi sa i përket gjendjes fizike të Amir Rrahmanit.

Futbollisti kosovar është duke i vazhduar terapitë pas tërheqjes muskulore që e pati.

Klubi italian do ta vlerësojë gjendjen e tij në ditët në vazhdim, me kujdes të shtuar dhe pa u ngutur, për t’i dhënë më pas detajet e sakta.

Sidoqoftë, mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi kosovar mund të rikthehet në fushën e blertë mes xhiros 13 dhe 14 të kampionatit, pra në atë periudhë.

Kështu, i bie se 28 vjeçari do të pushojë edhe 10-15 ditë.

Rrahmani nuk do ta ngut rikthimin e tij dhe do të zbresë në fushën e blertë veç kur të jetë i gatshëm 100 për qind.

Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës në dy sezonet e fundit është njëri prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Luciano Spalletti.

Deri në rikthimin e tij, pozitën e qendërmbrojtësit titullar do ta mbulojë Juan Jesus, i cili pritet të luajë në xhiron e 12-të. 

NdryshonRrahman

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions