100 personalitete dhe figura të njohura të Pejës, nga lëmi i biznesit, sportit, jurispodencës, shëndetësisë, artit, kulturës dhe profileve të tjera, u bashkuan mbrëmë në Pejë, në Kuvendin Themelues të Klubit të ri të futbollit FC ‘Besa’ Peja.
Kuvendi Themelues nxori edhe Bordin Transitor me mandat një-vjeçar.
Iniciativa që kishte filluar në shtatorin e vitit 2023 nga Ardet Zekaj dhe Mentor Sahiti, përkon me 100 vjetorin futbollit pejan dhe shihet si një përpjekje për ti rithkyer namin këtij sporti për Pejën.
‘Në këtë Janar të Kuvendit të madh të Pejës së Haxhi Zekës, nga ky qytet i Lidhjes Besa-Besë, falë gatishmërisë dhe dashurisë së madhe për këtë Pejë të 100 figurave dhe profileve të ndryshme të jerëzve të këtij vendi, e me nismë të Ardetit, Mentorit, Nehatit e disa të tjerëve, nga sonte po fillon një histori e re dhe e pastër për futbollin pejan. Ky unitet premton sukses.’-tha në fjalën hapëse në emër të organizatorit, moderatori Fitim Behluli.
Punimet e këtij Kuvendi i ka përshëndetur edhe kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.
‘Jam i lumtur që u jam bashkuar në këtë Kuvend themelues dhe jam shumë i bindur se sukseset do të jenë evidente qysh në ditët e para. Me ju, futbolli pejan do ta ketë vendin që e meriton, jo veç në nivel të Kosovës por edhe më gjërë. Ju do ta keni përkrahjen tonë institucionale dhe nuk do të jeni vet. Ju uroj dhe përgëzojë për secilin hap që e keni hedhur deri këtu dhe më pas.’-u shprehë kryetari Muhaxheri në këtë Kuvend themelues.
Në emër të Këshillit inicues Durim Sheremti shpalosi synimet e klubit si dhe kronologjikisht përshkroi shkurtazi rrugëtimin deri tek Kuvendi themelues.
‘Duke synuar të përfaqësojmë gjithë komunitetin e qytetit, hartuam një listë me 100 personalitete të njohura të qytetit, të cilët do të jenë themelues dhe aksionarë të barabartë të klubit. Përgjigja e juaj entuziaste ishte shumë inkurajuese dhe frymëzuese që brenda një jave arritëm të plotësojmë listën dhe shumica prej jush janë këtu sonte, për të dëshmuar këtë moment. Ky përkushtim dhe solidaritet na bënë të ndjehemi jashtëzakonisht krenarë për qytetin tonë. FC ‘BESA’ PEJA do të fillojë të marrë pjesë në garat e sezonit 2024-2025 nga Liga e Tretë. Qëllimi ynë është të avancojmë çdo vit në liga më të larta, derisa të arrijmë Super Ligën Kosovës ky vizion do të realizohet brenda 4-5 viteve. Buxheti i klubit për sezonin e ardhshëm është planifikuar të jetë rreth 250 mijë euro. Gjysma e kësaj shume do të mbështetet nga kontributet e aksionarëve, ndërsa gjysma tjetër nga sponsorët, në përputhje me ligjin për sponsorizim.’-tha Sheremeti.
Sheremeti shpalosi përbërjen e Bordit kalimtar prej 11 anëtarësh dhe detyrat e para të tyre që dalin nga Kuvendi Themelues.
‘Bordi i FC BESA PEJA do të përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët do të kryejnë detyrat pa kompensim. 10 prej tyre do të zgjidhen nga aksionarët e klubit, ndërsa anëtari i 11-të do të jetë Kryetari i Komunës së Pejës. Bordi që zgjidhet sot do të ketë një mandat tranzitor – njëvjeçar dhe do të jetë përgjegjës për formimin dhe konsolidimin e organeve të klubit. Pas një viti, do të mbajmë një tjetër Kuvend Aksionarëve, për të zgjedhur një Bord me mandat katërvjeçar. Çdo aksionar do të ketë mundësinë të kandidojë. Anëtari që merr më shumë vota do të bëhet Kryetar i Bordit, ndërsa nëntë (9) anëtarët e tjerë do të zgjidhen bazuar në renditjen e votat që do të marrin. Shpresoj që ky fillim të jetë një udhëtim i suksesshëm jo vetëm për klubin, por edhe për qytetin tonë të dashur. Me krijimin e FC BESA PEJA, ne po vendosim themelet për një të ardhme të ndritur në futbollin e qytetit tonë. Është dëshira jonë që gjeneratat e ardhshme të ndjehen krenarë për historinë dhe arritjet e klubit, si dhe për kontributin që secili prej nesh ka dhënë për të arriturat.’-sqaroi ai.
Përbërja e Bordit Transitor të FC ‘Besa’ Peja: