Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter e ka goditur sot Rumanin, njofton mediumi rumun “stirileprotv.ro”, transmeton Demokracia.com.
Siç raportojnë mediat atje, ky ishte tërmeti më i madh në katër vitet, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Bukuresht dhe disa qytete të tjera.
“Një tërmet i fortë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Rumani, duke u ndjerë edhe në Bukuresht. Tërmeti fillimisht u raportua të kishte një magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter, por më vonë u rishikua në 5.2, dhe në një rishikim të dytë u raportua se ishte 5.3. Në rishikimin e tretë, INFP njoftoi se tërmeti ishte 5.4 ballë të shkallës Rihter”, raporton mediumi rumun, transmeton Demokracia.com.
Pikërisht ditën e sotme, kampioni i Kosovës, Ballkani luan në Rumani kundër CFR Cluj në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Ekspedita e klubit suharekas udhëtoi një ditë më parë në Rumani për takimin me Clujin.
Ndeshja mes Clujit dhe Ballkanit luhet sonte me fillim nga ora 18:45.