Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Në Gjermani zbulojnë pagën e Flick, ja sa do të paguhet trajneri i ri i Barcelonës
    Ballina-2

    Në Gjermani zbulojnë pagën e Flick, ja sa do të paguhet trajneri i ri i Barcelonës

    01/06/2024 17:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Hansi Flick zyrtarisht u angazhua këtë javë si trajner i FC Barcelona për dy sezonet e ardhshme. Ish-trajneri i Bayern Munichut dhe ish-trajneri i kombëtares gjermane, siç pritej, ka firmosur, ndërkohë që një pjesë e të ardhurave të tij varen nga objektivat.

    Gazetari Florian Plettenberg detajoi në llogarinë e tij ‘X’, se qarkulluan “shumë raportime të pasakta për pagën” e trajnerit të ri të culé.

    Sipas informacioneve të tij, paga e Flick në FC Barcelona varion nga 9 deri në 11 milionë euro bruto në vit, megjithëse siç është përmendur tashmë, janë parashikuar bonuse të mundshme. Logjikisht, këto shpërblime do të lidhen me titujt dhe rëndësinë e tyre që Flick arrin si trajner i Barçës.

    Në të njëjtën kohë, informatori i Sky Sport konfirmoi vlerësimin e MD në lidhje me zgjedhjen e Flick për të pasur Heiko Westermann në stafin e tij teknik “për përvojën e tij, njohurinë e spanjishtes dhe reputacionin e tij të shkëlqyer në Gjermani”.

    Ish-qendërmbrojtësi i Betisit në sezonin 2016-17, tani ‘i dyti’ në ekipin gjerman U-19, do të jetë një nga asistentët me të cilin Flick planifikon të punojë te Barça, përveç Marcus Sorg dhe Toni Tapalovic.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.