Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Në gjithë karrierën time nuk e kam parë një skenë të tillë”, Lloris kundër tifozëve të Tottenham
    Ballina-2

    “Në gjithë karrierën time nuk e kam parë një skenë të tillë”, Lloris kundër tifozëve të Tottenham

    16/04/2023 12:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tottenham pësoi një disfatë zhgënjyese në sfidën e fundit të Premier League teksa Spurs-at u mposhtën në shtëpi me shifrat 2-3 nga Bournemouth. Ky rezultat e largon Tottenham edhe më shumë nga zona Champions, teksa tifozeria e pranishme ishte tepër e irrituar me performancën e lojtarëve në fushë.

    Nervat e tyre nuk mbajtën sidomos në rastin e gabimit të Davinson Sanches në momentin kur Bournemouth kaloi në avantazh 1-2. Vërshëllimat dhe koret kundër Sanchez ishin tepër të forta dhe të qarta teksa trajneri Cristian Stellini e zëvendësoi mbrojtësin në minutën e 58-të, edhe pse e kishte aktivizuar vetëm në minutën e 35-të të pjesës së parë.

    Në këtë çast, tifozët festuan sikur u shënua një gol duke e bërë Sanchez të ndjehej shumë keq. Pas sfidës, kapitei Hugo Lloris kritikoi tifozët e tij duke theksuar se në karrierën e tij nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.

    “Kontestimet ndaj Sanchez nuk nisën vetëm në momentin kur ai gaboi dhe skuadra kundërshtare shënoi. Ato nisën në momentin kur Sanchez u fut në fushë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë në karrierën time. Ndjehem shumë keq për Davinson, ai është pjesë e skuadrës, një shok i ynë dhe prej shumë vitesh lufton për këtë fanellë. Më vjen shumë keq, është një veprim që askush nuk dëshiron ta shoh në futboll”, u shpreh Lloris.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.