Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Në janar, Lindon Emërllahu mund të përshëndetet nga Ballkani
    Ballina-2

    Në janar, Lindon Emërllahu mund të përshëndetet nga Ballkani

    07/11/2024 18:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i Ballkanit, njëherësh edhe reprezentuesi i Kosovës, Lindon Emërllahu, mund të largohet së shpejti nga Ballkani në drejtim të Evropës.

    Siç ka mësuar Telegrafi nga burime pranë lojtarit, Emërllahu ka katër oferta nga jashtë vendit.

    Bëhet fjalë për gjigantin kroat Hajduk Split, klubin letonez Riga dhe Lech Poznan nga Polonia.

    Hajduk Spliti është shumë i interesuar dhe zyrtarisht bisedimet kanë filluar, por diferencën e ofertave mund ta bëjë edhe një klub që gjendet në pjesën e epërme të tabelës në elitën e futbollit të Ukrainës, por emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

    Ka mundësi të mëdha se cila do nga këto klube që paguan shumën e kërkuar të parave nga Ballkani, Emërllahu do të largohet që në afatin kalimtar të janarit.

    Mesfushori kosovar ndër vite e ka dëshmuar kualitetin e tij me fanellën e therandasve dhe kjo ka bërë që ai të marrë edhe ftesën nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda.

    Me fanellën e ‘Dardanëve’, Emërllahu ka bërë debutimin e tij në shtator të vitit 2022, teksa deri më tani numëron rreth katër paraqitje ku e fundit erdhi ndaj Qipros në ‘Fadil Vokrri’, aty ku luajti për 90 minuta.

    Në rast largimi të tij nga Ballkani, 21-vjeçari do t’i bashkohej emrave si Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Meriton Korenica, Qëndrim Zyba, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha që kanë bërë kalimin në arenën evropiane.

    TË LIDHURA

    Mësohen vazot e Ligës së Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë

    27/01/2026 19:06

    Pamje të tmerrshme të përplasjes ballë për ballë të furgonit plot me tifozë të PAOK-ut, shtatë të vdekur

    27/01/2026 16:51

    A do të kandidojë për të parin e FFK-së, flet Taulant Hodaj

    27/01/2026 16:35

    Ish-presidenti i FIFA-s bën thirrje për bojkotimin e Botërorit 2026

    27/01/2026 16:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.