Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Në Kosovë janë edhe 2-3 lojtarë të nivelit të Ermal Krasniqit, dua t’i sjell në Rumani”
    Ballina-2

    “Në Kosovë janë edhe 2-3 lojtarë të nivelit të Ermal Krasniqit, dua t’i sjell në Rumani”

    16/03/2023 13:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ermal Krasniqi ka nisur të lërë gjurmë menjëherë në futbollin rumun.

    Futbollisti kosovar ishte transferuar në muajin janar nga Ballkani në klubin e njohur atje, CFR Cluj për vetëm 200 mijë euro.

    Por, mesfushori ofanziv nuk është i vetmi lojtar kualitativ që e ka futbolli kosovar, shkruan “Gazeta Express”.

    Elis Bakaj, ish-futbollist i Dinamos së Bukureshtit, ku po jeton me gruan e tij rumune dhe me vajzën e tyre, thotë se futbolli në Kosovë është në rritje, njëjtë si në Shqipëri.

    Prandaj, ish-përfaqësuesi i Shqipërisë zbulon se po mundohet të sjellë në Rumani lojtarë të tjerë nga Superliga e Kosovës.

    “Para një viti e gjysmë më njoftuan nga Shqipëria se ka lojtarë shumë të mirë në Kosovë, të cilëve mund t’ju gjejmë skuadra në Rumani. Janë 2-3 lojtarë në Superligën e Kosovës po aq të mirë sa Ermal Krasniqi. Këtë verë do të mundohem t’i sjell në Rumani pasi s’është turp të luash në klubet rumune”, u shpreh Bakaj për mediumin “sport.ro”.

    Aktualisht, në ligën elitare rumune luajnë tetë futbollistë shqiptarë, ndërsa numri i tyre mund të rritet gjatë verës që vjen.

    E Ermal Krasniqi pritet të ftohet nga Kombëtarja e Kosovës dhe ai në muajt në vazhdim mund të përballet pikërisht me Rumaninë, aty ku po luan me CFR Cluj, pasi “Dardanët” gjenden në një grup me rumunët.

    Futbollisti kosovar në një të ardhme jo fort të largët mund të transferohet në një ligë më të fortë evropiane, që nënkupton se klubi i tij aktual mund t’i fitojë disa miliona euro. 

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.