Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Në Kroaci tregojnë pse iku Brazili: Neymar erdhi me syze dielli para ndeshjes, nuk vihet kështu në një çerekfinale Botërori
    Ballina-1

    Në Kroaci tregojnë pse iku Brazili: Neymar erdhi me syze dielli para ndeshjes, nuk vihet kështu në një çerekfinale Botërori

    10/12/2022 15:22
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pse iku Brazili nga Botërori? Në Kroaci e kanë të qartë arsyen, pa hequr asgjë edhe nga merita e tyre.

    Në një analizë të bërë nga ana e “Sportskejutarnji” në Kroaci tregohet edhe panorama e ndeshjes. Në të thuhet se Neymar me shokët e tij ishin shumë arrogant para takimit dhe kishin vetëbesim të tepruar se i priste një gjysmëfinale e vështirë me Argjentinën ose Holandën.

    “Dhe ne nuk jemi rastësisht në gjysmëfinale, por sepse e merituam, sepse ishim të barabartë me Brazilin. Ata patën raste që Livakoviç i mbrojti në mënyrë fantastike, por nuk e kishin kontrollin e lojës. Kur nisën ta kishin, menduan se ndeshja kishte mbaruar, por e kishin shumë gabim.

    Disa prej tyre u pushtuan nga arroganca dhe sporti e ndëshkon arrogancën. E pashë Neymarin para ndeshjes që vinte me syze dielli blu, nuk vjen kështu në një ndeshje të Kupës së Botës. Ky nuk është qëndrimi i një sportisti që mendon vetëm për fushën”, shkruhet mes të tjerash në analizë.

    TË LIDHURA

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59

    Pas fitores në derbi, Xhaka kërkon më shumë respekt për Sunderlandin

    14/12/2025 21:56

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.