Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Në Serbi tentohet të fshihet humbja turpëruese, 9:1 nga Anglia
    Ballina-2

    Në Serbi tentohet të fshihet humbja turpëruese, 9:1 nga Anglia

    13/10/2023 22:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e të rinjve e futbollit të Serbisë përjetoi poshtërimin më të madh në histori duke humbur ndaj Anglisë me rezultat 9:1. E ndërsa pjesa më e madhe e mediave vendase kritikuan lojtarët dhe stafin, rezultati i ndeshjes nuk u bë i ditur në programin “Arena Sport”.

    Në lajmin e fundit mbrëmjen e së enjtes, Arena Sport “harroi” të theksojë se Serbia pësoi nëntë gola në Nottingham, në eliminatoret për Kampionatin Evropian U21.

    Prezantuesja theksoi se Serbia kishte kaluar në avantazh, dhe më pas renditi golashënuesit për Anglinë, duke i lënë teleshikuesit të hutuar dhe të privuar nga informacioni për rezultatin përfundimtar.

    Shikoni VIDEON

    Serbia kaloi në epërsi në minutën e 27-të me golin e Vladimir Luçiqit dhe kjo vetëm sa i nervozoi anglezët, të cilët që nga ai moment nuk ndaluan së mbushuri rrjetën e Veljko Iliqit.

    Në minutën e 38-të, Jaden Philogene-Bidace barazoi rezultatin, ndërsa në fund të pjesës së parë Liam Delap në të 42-n dhe Harvey Elliott në 45-n i dhanë epërsinë Anglisë 3:1.

    Në pjesën e dytë anglezët vazhduan në të njëjtin ritëm. Noni Madueke e rriti avantazhin në minutën e 53-të, dhe vetëm gjashtë minuta më vonë tundi sërish rrjetën e Serbisë.

    Philogene-Bidace shënoi të dytin personal, dhe të gjashtin për Anglinë në minutën e 63-të. Më pas Luka Subotic shënoi autogol në minutën e 87-të, Jonathan Rowe shënoi 8:1 në të 89-n, dhe Harvey Elliott vulosi rezultatin përfundimtar në minutat e fundit.

    TË LIDHURA

    Tjetër super gol nga Florent Hasani në Turqi

    15/02/2026 18:00

    Fitore e madhe e Prishtinës së Re ndaj Ferizajt

    15/02/2026 17:49

    Muriq me Sassuolon fitojnë me përmbysje të rezultatit

    15/02/2026 17:47

    Reali “rrëmben” pozitën e parë

    15/02/2026 00:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.