Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Në Serbi tërbohen pasi tifozët e Vëllaznimit shfaqën mesazhin “Mitrovica është Shqipëri”
    Ballina-1

    Në Serbi tërbohen pasi tifozët e Vëllaznimit shfaqën mesazhin “Mitrovica është Shqipëri”

    24/10/2022 14:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifogrupi i Vëllaznimit të Gjakovës “Kuqezinjtë e Jakovës” e kanë djegur flamurin serb para ndeshjes kampionale kundër Trepçës të dielën mbrëma, duke e shfaqur edhe një mesazh për Mitrovicën.

    Grupi i tifozëve nga Gjakova kanë shfaqur mesazhin: “Të gatshëm për Veri, Mitrovica është Shqipëri”.

    Në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale, shihet flamuri serb i përdhosur pasi u dogj.

    Mediumi i madh serb “Telegraf.rs” e ka quajtur skandal mesazhin e tifozerisë gjakovare.

    “Skandal në Kosovë: Në një ndeshje basketbolli është djegur flamuri i Serbisë bashkë me pankartën “Mitrovica është Shqipëri”, thuhet në titullin e artikullit të mediumit nacionalist serb.

    Vëllaznimi në fund triumfoi 75:72 kundër Trepçës në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.