Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Në Turqi të bindur se sulmuesi kosovar do të qëndrojë tek Galatasaray
    Ballina-1

    Në Turqi të bindur se sulmuesi kosovar do të qëndrojë tek Galatasaray

    27/04/2023 20:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milot Rashica po kalon në një formë fantastike në Superligën e Turqisë në futboll.

    Sulmuesi kosovar ka realizuar 6 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat me skuadrën e Galatasaray, duke qenë në vendin e parë me 6 pikë më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë.

    Forma fantastike që po kalon Rashica e ka ndihmuar shumë skuadrën turke, me tifozët që janë lidhur shumë me sulmuesin kosovar, madje duke kërkuar tek klubi që me çdo kusht të sigurojë shërbimet e tij të plota nga Norwich City.

    Gazetari i njohur i sportit në Turqi, Efe Kırkyıldız, tha për ‘GazetaBlic Sport’ se Rashica është një lojtar kyç tek skuadra turke gjithashtu njëri nga futbollistët më me ndikim.

    “Rashica është një futbollist shumë i vlefshëm. Ai është një nga lojtarët më të mirë, të përkushtuar dhe të disiplinuar të skuadrës aktuale të Galatasaray. Ai performon afër periudhës së Bundesligës dhe është një nga lojtarët më me ndikim të skuadrës në garën për titullin”, tha fillimisht ai.

    Më pas, i pyetur se a do të qëndrojë Rashica tek Galatasary pas përfundimit të këtij edicioni, Efe Kırkyıldız ishte shumë optimist për një gjë të tillë.

    “Meqenëse është shumë i mirë, patjetër do të marrë oferta transferimi nga klube të tjera. Por ai nuk do të dojë të largohet nga ambienti ku ndodhet tani. Mendoj se do të vazhdojë në Galatasaray me një ekip që luan për titullin, mbështetjen e pabesueshme të tifozëve dhe faktorin Stamboll”, përfundoi ai.

    TË LIDHURA

    Jo vetëm Milani, një tjetër klub i madh evropian futet në garë për Ardon Jasharin

    29/06/2025 18:31

    Enzo Maresca shpërthen ndaj amerikanëve: Ky vend nuk është për futboll

    29/06/2025 16:05

    FSHF “përplaset” me ministrinë, kërkon të mos miratohet ligji për sportin

    29/06/2025 15:26

    Privatizohet FC Drenica, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura jep detaje

    28/06/2025 14:37
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.