Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Në vikend, rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës
    Ballina-1

    Në vikend, rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës

    13/09/2023 20:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas një pauze dy javore, për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, Superliga e Kosovës do të rikthehet përsëri këtë javë me xhiron e pestë.

    Malisheva aktualisht kryeson tabelën e Superligës pas fitores kundër Feronikelit 74 me rezultat të thellë 4:1 duke arritur t’i arkëtoj nëntë pikë, ndërsa kampioni aktual i Kosovës Ballkani, gjendet në pozitën e dytë me pikë të barabarta sa lideri i tabelës pas fitores në shtëpi kundër Gjilanit, kurse me tetë pikë, pozita e tretë i takon Prishtinës pas barazimit me Llapin.

    Ekipi i cili u inkuadrua këtë vit në Superligën e Kosovës, Fushë Kosova ka një seri vetëm me humbje dhe nuk ka arritur të fitojë asnjë pikë gjatë katër xhirove të zhvilluara.

    Ndeshjet e ardhshme të Albi Mall Supeligës do të zhvillohen me 16 shtator me fillim nga ora 16:00.

    Fushë Kosova e pret Dritën në shtëpi, njejtë sikur Prishtina Lirinë, kurse Llapi do të luaj me Feronikelin, Malisheva do të jetë mysafire e Gjilanit, dhe Dukagjini do të përballet me Ballkanin.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.