Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Në Zvicër i frikësohen edhe largimit të Albian Hajdarit
    Ballina-2

    Në Zvicër i frikësohen edhe largimit të Albian Hajdarit

    26/08/2025 20:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Zvicrës ka marrë mesazh të fortë pas vendimit të Leon Avdullahut për t’u paraqitur për Kosovën. Avdullahu ka zgjedhur Kosovën para Zvicrës. Ai kishte luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës. Të hënën u njoftua se në të ardhmen Avdullahu do të paraqitet për Kosovën. 

    Në Zvicër shkruajnë se edhe mbrojtësi Albian Hajdari po shqyrton mundësinë e ndryshimit të përfaqësueses. Ai ka debutuar në mars për Zvicrën kundër Luksemburgut. 

    “Thuhet gjithashtu se Albian Hajdari po shqyrton mundësinë e një kalimi në një vend tjetër. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar nuk është vetëm shok me Leon Avdullahun. Ata kanë luajtur së bashku në akademinë e të rinjve të Baselit dhe në ekipin U21 të Zvicrës. Ata janë bërë përsëri shokë skuadre që nga e hëna, kur Hajdari u transferua nga Lugano te Hoffenheimi”, ka shkruar mediumi zviceran “Tages-Anzeiger”. 

    “Klubi i Bundesligës krenohet po ashtu me sulmuesin premtues, Fisnik Asllani. Ai zgjodhi Kosovën në vend të Gjermanisë një vit më parë. Natyrisht, shembulli i tij, ashtu si ai i Avdullahut, po ndikon edhe te Hajdari. Zviceranët duhet të jenë të shqetësuar”.

    Tutje mediumi zviceran ka shkruar se do të ishte zhgënjyese nëse edhe Hajdari ndërron përfaqësuese. 

    Hajdari ishte ftuar te Zvicra edhe për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në nëntor të vitit të kaluar, ndaj Serbisë dhe Spanjës. Por, nuk luajti. Nëse do të luante, nuk do të kishte mundur të ndërronte përfaqësuesen. Por luajti vetëm në ndeshje miqësore dhe mund të paraqitet për përfaqësuese tjetër.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.