Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Në Zvicër shkruajnë për futbollistët shqiptarë që refuzuan Zvicrën për Kosovën apo Shqipërinë
    Ballina-1

    Në Zvicër shkruajnë për futbollistët shqiptarë që refuzuan Zvicrën për Kosovën apo Shqipërinë

    21/08/2025 15:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    E gjatë është lista e futbollistëve premtues shqiptarë, që kanë pasur të drejtë të luajnë për Zvicrën, Kosovën e Shqipërinë. Shumë prej futbollistëve shqiptarë që janë zhvilluar në futbollin helvetik vendosën që ta përfaqësojnë Zvicrën më pas. Shumë të tjerë vendosën për Kosovën apo Shqipërinë. Mediumi zviceran “Nau.ch” ka shkruar për këtë çështje të mërkurën, pas largimit të Eman Kospos në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës. 

    Ka bërë një listë të gjithë futbollistëve premtues, që nuk vazhduan me Zvicrën. Në listën e këtij mediumi janë paraqitur 14-të lojtarë shqiptarë që kanë vendosur në periudha të catuara të paraqiten për Kosovën dhe Shqipërinë. 

    “Ata janë të gjithë zviceranë – dhe kanë vendosur ta ndryshojnë përfaqësimin në futboll. Lista është e gjatë. Rasti i fundit është me Eman Kospon”, ka shkruar mediumi helvetik, duke i përmendur lojtarët boshnjakë e kroatë, të cilët kanë mundur të luanin për Zvicrën. 

    Më pas kanë vazhduar me futbollistët shqiptarë. 

    “Nedim Bajrami, 51 paraqitje për grupmoshat e reja të Zvicrës. Bajrami e ka shënuar golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane, për Shqipërinë kundër Italisë në vitin 2024. Gjërat do të mund të ishin ndryshe. Ish-lojtari i Grasshopperit i kaloi të gjitha nivelet e të rinjve të Zvicrës. Megjithatë, në vitin 2021, pak para se të niste Kampionati Evropian U21, ai vendosi të luante për Shqipërinë”, ka shkruar “Nau.ch”. 

    Shembulli tjetër i përmendur nga ky medium është Florent Hadërgjonaj. Hadërgjonaj pjesë e Kosovës është prej vitit 2019. 31-vjeçari ka luajtur në 38 ndeshje. E ka realizuar një gol dhe ka asistuar katër herë në kualifikime evropiane e botërore. 

    “Hadërgjonaj u lind në Emmental dhe madje ka luajtur një ndeshje për ekipin senior të Zvicrës. Por për shkak se ishte ndeshje miqësore, u lejua të largohej. Në vitin 2019, ai informoi Përfaqësuesen e Zvicrës se e ka zgjedhur Kosovën”. 

    Ky medium i ka përmendur edhe disa lojtarë gjermanë që kanë bërë karrierë në Zvicër, e që nuk e kanë përfaqësuar këtë shtet. Oliver Neuville është prej tyre. 

    Ndërkohë, si rast të veçantë e kanë përmendur Albert Bunjakun, tani selektor i Kosovës U19. Ai këtë post e mori në janar të këtij viti. 

    “Albert Bunjaku ka luajtur për Zvicrën gjashtë herë dhe për Kosovën tri herë. Ndryshimi i përfaqësueses u bë i mundur kur Kosova u pranua në UEFA si anëtare e 55-të, në maj të vitit 2016”. 

    Kanë shkruar edhe për portierin e Luganos, Amir Shaipi. 

    “18 paraqitje për grupmoshat e Zvicrës. Së fundmi vendosi ta ndryshonte përfaqësimin e shtetit. Zvicra ka shumë portierë. Ai e ka parë shansin me Kosovën”, ka shkruar “Nau.ch”.

    Futbollistët shqiptarë që vendosën për Kosovën apo Zvicrën

    – Bledian Krasniqi – Kosova (38 ndeshje me të rinjtë e Zvicrës) 
    – Toni Domgjoni – Kosova (25 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës) 
    – Benjamin Kololli – Kosova (nuk ka paraqitje me të rinjtë e Zvicrës) 
    – Betim Fazliji – Kosova (dy paraqitje për të rinjtë e Zvicrës) 
    – Mirlind Kryeziu – Kosova (23 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës) 
    – Amir Abrashi – Shqipëria (43 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës) 
    – Taulant Xhaka – Shqipëria (44 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës) 
    – Frederic Veseli – Shqipëria (57 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës) 
    – Shkëlzen Gashi – Shqipëria (46 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës) 
    – Berat Gjimshiti – Shqipëria (20 paraqitje për të rinjtë e Zvicrës) 

    TË LIDHURA

    Si pritet të luajë Juventusi me Edon Zhegrovën në formacion

    21/08/2025 17:32

    Në Zvicër shkruajnë për futbollistët shqiptarë që refuzuan Zvicrën për Kosovën apo Shqipërinë

    21/08/2025 15:07

    Ishte deklaruar gay, futbollisti i Serie A tërhiqet nga futbolli në moshën 29-vjeçare

    21/08/2025 11:47

    Tri skuadra shqiptare sonte në aksion, synojnë historinë në garat e UEFA-s

    21/08/2025 11:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.