Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Në Zvicër të ndarë për kthimin e Xhakës dhe Embolos në përfaqësuese
    Ballina-2

    Në Zvicër të ndarë për kthimin e Xhakës dhe Embolos në përfaqësuese

    28/10/2026 19:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata Zvicerane e Futbollit mori vendim. Granit Xhaka dhe Breel Embolo do të kthehen në ekipin përfaqësues të Zvicrës për grumbullimin e ardhshëm. Mungesa e tyre së fundmi, e cila ishte për shkak të skandaleve individuale lidhur me COVID-19, do të përfundojë në nëntor.

    Ndërsa kapiteni Xhaka siguroi certifikata të falsifikuara vaksinimi, sulmuesi Embolo bleu një certifikatë udhëtimi të falsifikuar.

    Sipas deklaratës zyrtare, federata i shqyrtoi me kujdes rrethanat e të dyja rasteve.

    “Jemi të bindur se një rikthim në ekipin kombëtar në nëntor është i përgjegjshëm dhe i përshtatshëm”, tha drejtori i përfaqësueses helvetike, Pierluigi Tami. Gjithashtu u sqarua se Xhaka do të mbetet kapiten. Vendimi i Federatës Zvicerane po ngre dyshime në komunitet. Ka mendime të ndryshime në lidhje me kthimin e dy lojtarëve.

    Një anketë lexuesish e “Blick” me mbi 5,600 pjesëmarrës tregon se 54 për qind janë qartësisht kundër rikthimit të Xhakës dhe Embolos. Ata do të kishin preferuar një qasje të ndryshme nga federata.

    46 për qind janë të kënaqur me vendimin. Për këtë grup lexuesish të “Blick”, Xhaka është i domosdoshëm. Palët përplasen edhe në seksionin e komenteve.

    Shumë lexues i kritikojnë ashpër vendimmarrësit në Federatë. Antoine Jeremy Etalon, për shembull, thotë se “asnjëri prej tyre nuk duhet të lejohet të luajë më për ekipin përfaqësues”. Markus Spengler kundërshton më ashpër vendimin.

    “Federata është thjesht shumë frikacake për të pezulluar Xhakën dhe Embolon. Një turp i vërtetë”.

    Jean-François Linder kujton deklaratën e Xhakës. “A nuk donte Xhaka të merrte përgjegjësi të plotë për veprimet e tij? Nuk bëhet kështu”.

    Abigail Muller pyet se “çfarë lloj mesazhi u dërgon kjo lojtarëve të rinj?”.

    Maurizio Trevisan i bën jehonë kësaj ndjenje. “Ata duhet të ishin suspenduar për disa vite! Këta nuk janë model për tifozët e rinj të futbollit”.

    Michael Stettler thekson gjithashtu se “nga një perspektivë sportive, ky vendim mund të ketë kuptim”. “Por sigurisht jo për popullin e Zvicrës. Nëse i legjitimojmë këto veprime, do të përfundojë keq”. Me komentin e Stettler pajtohet Tom Scherrer. “Sjellje të tilla duhet të kenë pasoja më të ashpra! Përndryshe, futbolli zviceran do të bëhet qesharak”.

    Por ka edhe prej komentuese që mendojnë ndryshe. Jurg Egli i mbrojti Xhakën dhe Embolon.

    “Absolutisht vendimi i duhur. Mendoj se na duhen të dy. Janë luftëtarë me zemër, edhe nëse kanë bërë gabime”. I ngjashëm ishte edhe komenti i Andy Zimmermann. “Sigurisht, të dy i përkasin ekipit përfaqësues”.

    Albert Meier gjithashtu pajtohet. “Federata mori vendimin e duhur në rastet Xhaka dhe Embolo”. Sipas mendimit të tij, një suspendim do të kishte qenë shumë i ashpër.

    Christoph Jost thotë se “Xhaka dhe Embolo u dënuan dhe u ndëshkuan nga sistemi i drejtësisë. Ky duhet të jetë fundi i gjithçkaje”.

    Daniel Meier gjithashtu thotë se tashmë Xhaka e Embolo kanë marrë dënimin dhe se duhet të mbyllet me kaq. 

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.