Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nedim Bajrami protagonist edhe jashtë fushës, fanella e tij shitet për shifër rekorde
    Ballina-2

    Nedim Bajrami protagonist edhe jashtë fushës, fanella e tij shitet për shifër rekorde

    18/09/2023 22:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria e Sylvinhos është shumë më e fortë dhe më e bukur se më parë. Trajneri brazilian ka krijuar frymën e duhur, ka rikthyer entuziazmin e humbur prej kohësh dhe ka futur një stil ndryshe loje.

    Kuqezinjtë nuk kanë frikë askënd, luftojnë dhe përballen si të barabartë me të gjithë. Madje po arrijnë të shënojnë edhe eurogola, pasi ndihem të çliruar dhe të lumtur me 49-vjeçarin.

    Njërin prej tyre e realizoi Nedim Bajrami në Pragë, në barazimin 1-1 kundër Çekisë. 24-vjeçari nga Tetova bëri “shpikjen” e radhës falë së djathtës së tij fantastike.

    Dhe dhjeta e Bajramit është e shitura më e shtrenjtë nga fanellat e lojtarëve të Kombëtares në duelin përballë Çekisë.

    1727 euro janë paguar në ankandin e Match Worn Short për të bardhën e futbollistit që luan në Serie A me Sassuolon. I cili është shndërruar ndër më të rëndësishmit te kombëtarja shqiptare.

    as tij renditet ajo e Etrit Berishës (554 euro), teksa vendin e tretë e mban fanella e Mirlind Dakut (323 euro). /SS/

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.