“Nëse më i miri i historisë poshtërohet, më mirë të largohet”, flet trajneri i parë i CR7

Machester United duhet të zgjidhë një çështje shumë të rëndësishme në këtë fillim sezoni, atë të Cristiano Ronaldos, i përjashtuar nga ekipi i parë për sfidën me Chelsea-n për shkak të sjelljes së tij ta papranueshme ndaj shokëve të skuadrës (u largua para kohë nga “Old Trafford” në ndeshjen me Tottenhamin). Opinionet janë të ndara
Machester United duhet të zgjidhë një çështje shumë të rëndësishme në këtë fillim sezoni, atë të Cristiano Ronaldos, i përjashtuar nga ekipi i parë për sfidën me Chelsea-n për shkak të sjelljes së tij ta papranueshme ndaj shokëve të skuadrës (u largua para kohë nga “Old Trafford” në ndeshjen me Tottenhamin). Opinionet janë të ndara mbi sjelljen e CR7, pro të cilët deklarohet trajneri i tij i parë si profesionist te Sportingu i Lisbonës, Leonel Pontes:
“Cristiano është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe një profesionist i madh. Klubi dhe trajneri i tyre nuk dinë të merren me karizmën, cilësinë dhe potencialin e tij. Nuk mund ta përjashtojmë apo të mendojmë për ta aktivizuar vetëm në minutat e fundit një lojtar me këto cilësi, me historinë e tij, me gjithçka. Ai i ka dhënë shumë futbollit dhe Manchester United. Ka pandershmëri në të gjithë këtë që ka ndodhur. Nëse nuk kishin besim tek ai, duhet ta linin të largohej. Dhe nëse më i miri në botë poshtërohet në këtë mënyrë, nuk kam asnjë dyshim: është më mirë të largohet”.



