Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nesër “dita D”, Drita gati për hapin e madh në Champions
    Ballina-1

    Nesër “dita D”, Drita gati për hapin e madh në Champions

    07/07/2025 11:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    E marta e nesërme e zbret kampionen e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku ndaj FC Differdange të Luksemburgut, Drita synon ta kalojë në tjetër nivel futbollin kosovar.

    Liga e Kampionëve fillon këtë mesjavë me fazën e parë eliminatore, të cilën deri më sot nuk e ka kaluar asnjë klub i Kosovës.

    Gjilanasit i ka ‘ledhatuar” shorti, pasi para tyre vendosi një ekip modest, anise në këto nivele asnjë kundërshtar nuk mund të llogaritet i lehtë, pavarësisht se “Intelektualët” cilësohen favoritë.

    Ballkani ishte më së afërmi vitin e kaluar, kur në momentumin e tillë e fitoi duelin e parë ndaj Santa Colomas, por që nuk arriti ta kalojë atë, meqë në ballafaqimin e kthimit humbi në penalti.

    Nëse Drita e kalon skuadrën luksemburgase, atëherë do të përballet me Kopenhagën në raundin e dytë kualifikues të Championsit, raporton Klankosova.tv.

    Disfata eventuale ndaj danezëve, do ta kalonte katër herë kampionen e Kosovës në rrethin e tretë të Europa Ligës.

    Prapë nëse humb, s’do të mbaronte kampanja evropiane, pasi e pret PlayOff-i i Ligës së Konferencës, ku vetëm duhet që të dalë më mirë se kundërshtari, për t’u bërë pjesë e grupeve të këtij kompeticioni, siç ishin dy herë “Xhebrailat” e Suharekës.

    Drita – Differdange fillon nesër në orën 20:00!

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.