Futboll ndërkombëtar

Neville: Manchester United duhet ta largojë sa më parë Ronaldon

Neville: Manchester United duhet ta largojë sa më parë Ronaldon

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka vazhduar ta kritikojë ashpër Cristiano Ronaldon. 47-vjeçari që tani është analist në studiot televizive, ka thënë se drejtuesit duhet t’i japin sa më parë zgjidhje çështjes “Ronaldo”. “Pyes veten se çfarë po bën Manchester United, sepse realiteti është se ata (drejtuesit) e dinë se duhet të mbyllin kontratën

Besnik Batusha

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka vazhduar ta kritikojë ashpër Cristiano Ronaldon.

47-vjeçari që tani është analist në studiot televizive, ka thënë se drejtuesit duhet t’i japin sa më parë zgjidhje çështjes “Ronaldo”.

“Pyes veten se çfarë po bën Manchester United, sepse realiteti është se ata (drejtuesit) e dinë se duhet të mbyllin kontratën e Cristianos, përndryshe ata do të krijojnë një precedent duke lejuar çdo lojtar të kritikojë klubin në të ardhmen”.


“Unë pajtohem me disa nga gjërat që ka thënë Cristiano dhe shumë tifozë të Man United do të pajtohen me shumë gjëra që ai ka thënë, por realiteti është se kur jeni i punësuar një klub dhe thoni ato gjëra, marrëdhënie juaj duhet të përfundojë”.

“Man. United duhet t’ia prishë kontratë ditët e ardhshme”, ka thënë Neville. 

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions