Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    New York Times: Shqipëria, Kroacia e Serbia të ndarë në futboll! Dështon mesazhi i bashkimit
    Ballina-1

    New York Times: Shqipëria, Kroacia e Serbia të ndarë në futboll! Dështon mesazhi i bashkimit

    26/06/2024 15:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Euro 2024, kompeticioni më i rëndësishëm për shtete në Evropë ka si mesazh bashkimin. Gjithsesi, pavarësisht zhvillimit dhe kalimit të kohës, Shqipëria, Kroacia dhe Serbia vazhdojnë të jenë të ndarë në futboll.

    New York Times i ka dedikuar një artikull special këtyre 3 shteteve, që përveç asaj që pamë në fushë, ishin protagoniste edhe në tribuna. Gjatë sfidave të grupeve, nuk munguan ngacmimet, provokimet, ofendimet dhe thirrjet nacionaliste, çka tregon edhe një herë urrejtjen mes popujve.

    UEFA nuk qëndroi “duarkryq” për këto raste, serbët u gjobitën me 14 mijë Euro nga instanca më e lartë e futbollit në Evropë për shkak të mesazheve raciste ndaj Kosovës në ndeshjet e grupit të Evropianit. Nuk ia hodhën paq as Shqipëria me Kroacinë, pasi e pësuan edhe ato për shkak të sjelljeve të tifozëve gjatë sfidës direkte.

    New York Times nuk heziton të përmendë edhe rastin e Mirlind Dakut. Sulmuesi kuqezi u pezullua me dy ndeshje për shkak të ofendimeve me bacë racore ndaj maqedonasve dhe serbëve. Vlen të theksojmë se të 3-ja kombëtaret e kanë mbyllur rrugëtimin në Europian që në fazën e grupeve, me shpresën se në herët e tjera, fokusi do jetë edhe më shumë te…futbolli.

    TË LIDHURA

    Mërgim Vojvoda me Comon e nisin me fitore edicionin në Serie A

    24/08/2025 20:59

    Unitedi mbetet pa fitore, Fernandes humb penalltinë

    24/08/2025 19:29

    Paqe në Suharekë, Ballkani dhe Malisheva ende pa fitore në këtë sezon

    24/08/2025 18:49

    Ferizaj shënon fitoren e dytë

    24/08/2025 18:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.