Pas tejkalimit të pritjeve për pjesën më të madhe të sezonit, Newcastle Unitedi tani po lufton për të shmangur një tjetër kampanjë zhgënjimi. Skuadra e drejtuar nga Eddie Howe ka kaluar nga lufta për rënie në kategorinë sfiduese për kualifikimin në Ligën e Kampionëve në pak më shumë se një vit. Por do të jetë e vështirë të shkundet ndjenja se një mundësi është humbur nëse klubi i mbështetur nga sauditët dështon të sigurojë një top-katërshe pasi “flirtoi” me nivelet e larta të Premier League për kaq gjatë.
Në fillim të vitit, Newcastle ishte në vendin e tretë, nëntë pikë prapa liderit Arsenalit dhe në pozitë për të bërë një sfidë të pamundur për titull. Duke shkuar në ndeshjen e së dielës kundër Wolverhamptonit, skuadra është në vendin e gjashtë dhe ka katër pikë prapa Tottenhamit të vendit të katërt me dy ndeshje më pak të zhvilluara. Një seri prej pesë ndeshjesh pa fitore ka bërë që Newcastle të shkojë në drejtimin e gabuar.
Kjo përfshin humbjen ndaj Manchester Unitedit në finalen e Kupës së Ligës muajin e kaluar, që do të thotë se klubi është ende duke pritur për trofeun e tij të parë të madh vendas që nga viti 1955. Ishte një histori e njohur për Newcastlen, i cili humbi dy herë rresht finalet e Kupës FA në vitin 1998 dhe 1999, kur një epokë tjetër që premtoi kaq shumë u shkatërrua.
Në atë kohë, disa shpenzime të mëdha përfshinin një rekord të atëhershëm botëror prej 23 milionë dollarësh për sulmuesin e madh anglez, Alan Shearer, që ngjalli shpresën për një valë të re suksesi, por prodhoi vetëm një sërë gabimesh. Tani klubi është përsëri i mbushur me para dhe ndër më të pasurit në futbollin botëror, pasi u ble nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite në vitin 2021. Rregulloret e shpenzimeve të ferplejit financiar nënkuptojnë se pronarët e tij të rinj deri më tani janë kufizuar në tregun e transferimeve, por kjo pasuri në fund pritet ta shohë klubin të konkurrojë vazhdimisht për trofetë më të mëdhenj në Evropë. Pak parashikuan hapat e bërë nga trajneri Howe në sezonin e tij të parë të plotë në krye të ekipit, por ai tani mund të bëhet viktimë e suksesit të tij. Dështimi për të përfunduar në top-katërshe, së bashku me dështimin në finalen e Kupës së Ligës mund të zhvendosë fokusin tek ajo që ka humbur Newcastle, në vend të fitimeve të arritura nga Howe dhe lojtarët e tij.
Ndërsa 330 milionë dollarë janë shpenzuar për nënshkrime që nga blerja, Newcastle është ndier si një triumf i biznesit të trajnerëve dhe transferimeve të Howe. Rekrutimi ka qenë kryesisht i arsyeshëm, me klubin që i rezistoi tundimit për t’u përpjekur të joshë emrat e yjeve që mund të prishin procesin e ndërtimit të Howe. Lojtarët si Nick Pope, Dan Burn dhe Kieran Trippier kanë qenë çelësi i suksesit të ekipit. Edhe një nga nënshkrimet e profilit më të lartë, Bruno Guimaraes, u ble për një shumë modeste prej 41 milionë dollarësh nga Lyoni.
Newcastle u ngrit në renditje në anën e pasme të themeleve të forta. Ai ka rekordin më të mirë të mbrojtjes në ligë, duke pësuar vetëm 17 gola, ndërsa Pope pati një seri prej 10 ndeshjeve pa pranuar gol në të gjitha garat në fillim të sezonit. Problemi ka qenë lufta e ekipit për të shënuar në anën tjetër. Gjithsej 35 gola në ligë janë më të paktit nga nëntë skuadrat më të mira. Newcastle nuk ka shënuar më shumë se një gol në një ndeshje të ligës që nga fitorja 3:0 ndaj Leicesterit më 26 dhjetor dhe skuadra e Howet ka humbur tri të fundit pa e gjetur rrjetën. Newcastle nuk ka fituar në ligë që kur mposhti Fulhamin 1:0 më 15 janar dhe është tejkaluar në renditje nga Manchester Unitedi, Tottenhami e Liverpooli. Howe dukej sikur po përfitonte nga një kampanjë në të cilën dy nga katër më të mirët e sezonit të kaluar kishin pësuar rënie, me Liverpoolin dhe Chelsean që luftonin për stabilitet. Tani është skuadra e Jurgen Kloppit që duket të jetë kërcënimi më i madh në tentimin e Newcastlet për kualifikimin në Champions. Liverpool ka gjetur formën në kohën e duhur për të shpëtuar sezonin e tij, duke përfshirë fitoren 7:0 ndaj Unitedit javën e kaluar. Të shtunën, Liverpool luan me Bournemouthin që mundi 9:0 në fillim të sezonit. Liga e Kampionëve mund të përshpejtojë tentimin e Newcastlet për t’u bashkuar me elitën, duke rritur fuqinë e tij shpenzuese dhe duke e bërë atë më tërheqës për lojtarët më të mirë. Edhe nëse pak prisnin që Howe të kualifikohej në garën më të madhe të futbollit në nivel klubesh në fillim të sezonit, dështimi për të përfunduar në top-katërshe tani do të ndihej si një shans i humbur.