Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Newcastle ofron 20 mln për Hazardin
    Ballina-2

    Newcastle ofron 20 mln për Hazardin

    08/11/2022 14:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Newcastle Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për Eden Hazardin, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. “El Nacional” ka shkruar të martën se ekipi anglez i ka ofruar Real Madridit 20 milionë euro për kartonin e belgut.

    Hazardi nuk bën pjesë në planet e klubit spanjoll, i cili është i gatshëm ta lirojë në fillim të vitit të ardhshëm. Po ashtu thuhet se Newcastle ka kontaktuar edhe Hazardin, të cilit i ka ofruar kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit.

    31-vjeçari iu bashkua Realit në vitin 2019, por asnjëherë nuk bindi me paraqitjet e tij për shkak të lëndimeve të shpeshta. Këtë edicion ai ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në gjashtë ndeshje të luajtura. Hazard ka kontratë me Realin deri në vitin 2024.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.