Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Neymar dhe Mbappe e zhvendosin “luftën” në Instagram
    Ballina-2

    Neymar dhe Mbappe e zhvendosin “luftën” në Instagram

    15/09/2023 00:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    A ka gisht në këtë “luftë” në mes të ish yjeve të PSG-së edhe Messi

    Koha e Kylian Mbappe dhe Neymar në Paris Saint-Germain ka përfunduar për një kohë, por tani ata nuk e përcjellin më njëri-tjetrin në Instagram

    Gjatë ndeshjeve të Kombëtareve, yjet e njohur të futbollit, të cilët së bashku kanë 320 milionë ndjekës në Instagram – secili ka humbur një ndjekës të çmuar.

    Numrat 10 të Francës dhe Brazilit bënin magjinë në fushë bashkë, jashtë fushë i kanë prishur marrëdhëniet, duke bërë që tifozët të mendojnë se mes tyre nuk ka ekzistuar ndonjë miqësi.

    Pse Neymar nuk e ndjek Mbappen në Instagram?

    Disa tifozë që vazhdimisht rrinë në rrjete sociale kanë përcjellë postimet e Mbappes për ata të cilët u larguan vitin e kaluar nga PSG. Francezi bëri një postim të përzemërt në Instagram kur Messi u largua për në Inter Miami, por jo edhe për Neymar që kaloi në klubin saudit, Al – Hilal. Për më tepër, Mbappe ka postuar fotografi të anëtarëve të tjerë të skuadrës të cilët kanë kaluar në klube të reja duke ripostuar mesazhe lamptumirëse nga PSG dhe në profilin e tij në story.

    Koha kur të dy futbollistët i dhanë fund miqësisë në Instagram ishte kur Neymar shikoi që Mbappe i kishte dhënë lamtumirën në story Marco Verrattit, i cili po ashtu u largua për në Lindje të Mesme, edhe pse ende nuk dihet së a është kjo arsyeja pse ata nuk e përcjellin më njëri-tjetrin.

    Marrëdhënie e trazuar e Neymar dhe Mbappe në PSG

    Marrëdhëniet në fushë Neymar dhe Mbappe lulëzuan shpejt në Paris. Në pesë vite sa ata ishin bashkë në klub shënuan 335 gola në kombinim në të gjitha garat.

    Megjithatë, gjatë kohës, tensionet filluan të shfaqen tek ta. Sezonin e kaluar, L’Equipe raportoi që Neymar ndjente që Mbappe u përpjek me forcë për ta larguar atë nga klubi në verë. Dyshja ishin parë duke debatuar së bashku për të gjuajtur penalltit në fillim të sezonit të kaluar dhe pastaj Neymar bëri një pëlqim në një postim ku thuhej se Mbappe ka më shumë ndikim në klub për shkak se nënshkroi kontratë të re.

    Realiteti është se përderisa këto marrëdhënie nuk janë të mira, ato prodhuan edhe rezultate historike për Paris Saint-Germain. Pavarësisht tensioneve, tifozët e të dy futbollistëve janë të shokuar dhe mërzitur që marrëdhënie miqësore e kësaj dyshe u prish në botën virtuale.

    TË LIDHURA

    Ish-talenti i Liverpoolit nënshkruan me skuadrën kosovare

    14/07/2025 19:25

    Goditi me shuplakë futbollistin e Chelseat pas finales së Botërorit, Luis Enrique “thyen” heshtjen | Tekniku rrezikon dënimin drastik nga FIFA

    14/07/2025 17:33

    Donnarumma doli nga vetja pas finales, por Maresca e ndaloi me fjalët që nuk pritej t’i thoshte

    14/07/2025 17:08

    Zbulohen shifrat marramendëse që fituan klubet pjesëmarrëse në Botëror

    14/07/2025 14:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.