Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Neymar e trazon Brazilin: Bën festë me të mbërritur në Sao Paulo
    Ballina-2

    Neymar e trazon Brazilin: Bën festë me të mbërritur në Sao Paulo

    15/12/2022 17:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Eliminimi i Kanarinave nga Botërori ende është një lajm i dhimbshëm për Brazilin.

    Ende nuk kanë kaluar një javë që Brazili u eliminua në çerekfinale kundër Kroacisë dhe Neymar tashmë është kthyer në lajme por për një gjë që nuk ka lidhje me futbollin.

    Ylli i PSG-së i është kthyer shprehive të vjetra dhe është “dalë nga kontrolli” prej që ka shkuar në Sao Paulo. Braziliani ka mbajtur një festë të madhe në shtëpinë e motrës së tij në Folha de Sao Paulo.

    Neymari tentoi që ta bënte këtë festë sa më diskrete që ishte e mundur për t’ju shmangur skandaleve për lajmin në media, por ai ka dështuar.

    Po ashtu, prezent në këtë festë ishte bashkëlojtari i tij Antony, që luan me Manchester United, por edhe disa figura publike të Brazilit, të tilla si këngëtari Joao Gomes.

    Brazili “nxehet” me Neymarin

    “Ky djalosh nuk është për Kombëtare… vetëm shikoni si luan për skuadrat e tij dhe shikoni së si luan për vendin e tij, Brazilin…. E keni parë si luajti Messi pardje”, ishte një koment online që shprehte zemërimin e tij në futbollistin.

    “Ua, a dëshironim që ai të luante për një Kombëtare si kjo? Ai është këtu, atij i vije keq, jeta ecë përpara”, tha një tjetër që e mbrojti atë. “Ai është i ri, i pasur dhe ka shumë arsye që të jetë i lumtur. Asgjë më mirë së një festë nuk e përmirëson aspektin e tij psikologjik”.  

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.