Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Neymar kritikohet në Francë, konsiderohet dështimi më i madh në histori të futbollit të tyre
    Ballina-2

    Neymar kritikohet në Francë, konsiderohet dështimi më i madh në histori të futbollit të tyre

    17/01/2023 00:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mediat franceze kanë pasur kritika të mëdha për yllin brazilian

    Paris Saint-Germain u mposht me rezultat 1-0 të dielën nga Rennes, gjë që nuk i pëlqeu shumë shtypit francez, të cilët goditën me kritika yllin e skuadrës Neymar.

    Pavarësisht se për PSG luajtën tre yjet e tyre –  Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar – në sulm, skuadra dështoi ta marrë së paku një pikë në Rennes. Kjo do të thotë se ata tani kanë vetëm një pikë më pak se vendi i dytë, Lensi, në tabelën e Ligue 1.

    Sulmuesi brazilian u veçua nga gazeta L’Equipe pas një paraqitje të varfër në ndeshje, me shtypin që kanë vënë në pikëpyetje, që pyeste a i ka jetësuar ai pritjet nga PSG?

    Neymar ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 13 asiste në 22 ndeshje këtë sezon, por ai nuk ka arritur ta rizbulojë formën e tij pas pushimit të Botërorit.

    Neymar kishte një fillim të mirë në sezonin 2022/23 para se të lëndohej gjatë ndeshjeve me Kombëtare me Brazilin në Katari 2022.

    Ai ende nuk është kthyer në formë të mirë pasi që u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Strasbourg më 28 dhjetor. Ylli brazilian nuk luajti kundër Lens  apo në Kupën e Francës kundër Chateauroux.

    Paraqitja e Neymar përshkruhet si “shqetësuese”

    “Siç ndodhi kundër Angers në mesjavë, braziliani u largua shumë duke kërkuar më shumë topa dhe u përpjek disa herë për të shënuar vet”, shkruan gazeta franceze.

    “Rezultati ishte se ai humbte topa në zonat e ndërlikuara dhe vështirë ishte i rrezikshëm në zonën e Rennes”.

    “Ishte një shfaqje e shqetësuese vetëm një muaj para se ata të luajnë kundër Bayern Munchen në 1/8 e finales”.

    Neymar cilësohet një dështim

    Në anën tjetër, gazetari Daniel Riolo nuk heziton ta quajë Neymarin dhe transferimin e tij nga Barcelona si një dështim të klubit nga Ligue 1.

    “A e kuptojmë ne që Neymar, në terma të transferit dhe pagës, është dështimi më i madh në histori të futbollit?”, pyeti ai.

    “Nuk mund ta mendojë një dështim kaq të madh për atë sa kushtoi ai, është e tmerrshme”.

    “Vetëm për shkak se ai ishte i mirë në dy ndeshje të 1/8-ës së finales më 2020 nuk do të thotë se ai do të ua shpëtojë jetën juve”, ka thënë ai.

    TË LIDHURA

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31

    Kosova dhe futbolli: 10 vite triumfe që sfidojnë politikën dhe afirmojnë identitetin kombëtar

    29/03/2026 20:19

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.