Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Neymar publikon fotografi të lëndimit të tij, pamjet e kyçit të këmbës së yllit të Brazilit kanë shqetësuar fansat
    Ballina-2

    Neymar publikon fotografi të lëndimit të tij, pamjet e kyçit të këmbës së yllit të Brazilit kanë shqetësuar fansat

    26/11/2022 23:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tifozët janë të shqetësuar se Neymar Junior do të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës “Katar 2022” pasi fotografitë e reja të kyçit të këmbës u postuan në profilin privat të sulmuesit në Instagram.

    Superylli brazilian do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të ekipit të tij kombëtar në Grupin G kundër Zvicrës më 28 nëntor dhe Kamerunit më 2 dhjetor.

    Por, janë shfaqur disa fotografi të reja që tregojnë një sasi shqetësuese të ënjtjes rreth kyçit të këmbës së djathtë të Neymar.

    Neymar shows his injuried ankle on Instagram 🚨📸🇧🇷 #Qatar2022 pic.twitter.com/VemjXu3VEM

    — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 26, 2022

    Është vet sulmuesi brazilian që ka publikuar në profilin e tij privat fotografi të këmbës së tij të lënduar në ndeshjen e parë ndaj Serbisë.

    Publikimi i fotografive ka shqetësuar fansat brazilian dhe ata të futbollit në përgjithësi.

    Por, është e qartë se Neymar nuk ka hequr dorë nga shpresa për të luajtur në fazën eliminatore, por këmba e tij nuk po duket mirë.

    Megjithatë, nëse ka vetëm një shans të vogël që Neymar të jetë i aftë për të luajtur në fazat e fundit të turneut në Katar, atëherë ai do të luajë me përfaqësuesen braziliane.

    Neymar do të ishte një mungesë e madhe për Brazilin

    Brazili është favorit aktual për të fituar Kupën e Botës, por mungesa e Neymar do të ishte një goditje e madhe për kombin e Amerikës së Jugut.

    Kjo do të ushtrojë edhe më shumë presion mbi lojtarët si Richarlison, i cili shënoi të dy golat e Brazilit kundër Serbisë, gjatë javëve të ardhshme. 

    TË LIDHURA

    Rey Manaj: Kishte mendime se do të fitojmë lehtë

    10/06/2025 23:28

    Kristjan Asllani: Jemi shumë të mërzitur, nuk e di pse nuk vjen goli

    10/06/2025 23:26

    Dëshpëron Shqipëria, lëshon pikë të rëndësishme

    10/06/2025 22:43

    VIDEO | Barazon Letonia

    10/06/2025 21:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.