Futboll ndërkombëtar

Neymar ‘qan’, pasi humbi 1 milion euro në një faqe online pokeri

Neymar ‘qan’, pasi humbi 1 milion euro në një faqe online pokeri

Në të njëjtën ditë kur rrjetet e tij sociale u hakuan, Neymar mori një tjetër goditje në botën online. Ndërsa po rikuperohet nga dëmtimi, lojtari i PSG-së hapi një faqe pokeri online. Në pak më shumë se një ore, ai përfundoi duke humbur rreth 1 milion euro! Duke e marrë humbjen me shaka, Neymar “qau”

Besnik Batusha

Në të njëjtën ditë kur rrjetet e tij sociale u hakuan, Neymar mori një tjetër goditje në botën online. Ndërsa po rikuperohet nga dëmtimi, lojtari i PSG-së hapi një faqe pokeri online.

Në pak më shumë se një ore, ai përfundoi duke humbur rreth 1 milion euro! Duke e marrë humbjen me shaka, Neymar “qau” në live (shikoni më poshtë).

Një një portal i famshëm pokeri online, raporton se Neymar është “tallur” nga miqtë e tij që ishin në ‘live’, të cilët kanë vënë këngën e filmit “Titanic”, e cila zakonisht është bërë meme në rrjetet sociale në raste trishtimi.

Njëri prej tyre i tha Neymarit, se ai arriti rekordin e “kalimit nga një milion në zero në 60 minuta”. Më pas, duke treguar humor të mirë në mes të dëmtimit, asi brazilian tha: “Do të bëj një video në youtube për këtë”, – tha ai dhe më pas mbylli transmetimin live.

Neymar é o rei do entretenimento até fazendo live slk, o cara é foda kkkkkkkkkkkkkkkkk pic.twitter.com/EGV6C5ygP0

— Portal do Neymar 🇧🇷 | Fan account (@portaldonjr) March 28, 2023
NeymarPoker

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions