Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Neymar shijon jetën në lundrim, pavarësisht dëmtimit: Ja si po ia kalon braziliani në bord!
    Ballina-1

    Neymar shijon jetën në lundrim, pavarësisht dëmtimit: Ja si po ia kalon braziliani në bord!

    28/12/2023 11:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dje, një anije luksoze lundrimi u nis nga Brazili, e pritur nga ylli i futbollit Neymar. E promovuar si festa “më e çmendur dhe më emocionuese”, anija u largua nga porti i Santos të martën.

    Në këtë udhëtim të veçantë në det të hapur, të pranishmit do të mund të jenë pjesë e tre festave, njëra e bardhë, tjetra me kostum dhe një tropikale, si dhe një numër i mirë aktivitetesh dhe koncertesh nga më shumë se artistë të famshëm brazilianë.

    Gjithashtu, gjatë lundrimit 72-orësh, pasagjerët do të jenë në gjendje të shijojnë kazinotë, dyqanet e specializuara, bowling, një dhomë lojërash, kinema 4D, park ujor, palestër, spa, shfaqje teatrale dhe opsione ngrënieje nga e gjithë bota.

    Pa dyshim, një nga atraksionet më të mëdha është prania e yllit brazilian Neymar, i cili edhe pse u shërua nga një operacion në gjurin e majtë, iu bashkua festës dhe u pa duke përdorur një bastun dhe duke ecur me disa vështirësi, tregon “Infobae”.

    Artisti brazilian MC Ryan SP ka shpërndarë në rrjetet e tij një video në të cilën shihet futbollisti i Al Hilal nga Arabia Saudite i ulur dhe pranë tij ka një tavolinë plot me kokteje dhe kanaçe me pije energjike.

    Përveç kësaj, MC Ryan SP postoi disa momente brenda varkës, duke treguar tufa dollarësh që do të shpenzonte gjatë lundrimit në MSC Preziosa.

    Vetë Neymar ka ndarë në historitë e tij në Instagram se sa shumë argëtohet në shoqërinë e këngëtarit brazilian Zé Felipe dhe të ftuarve të tjerë.

    Gjatë tre ditëve në det, anija do të lundrojë përgjatë bregut të Rio de Zhaneiro deri në mbërritjen në Buzios.

    Dhe ndër atraksionet që ka, është edhe rrëshqitja më e gjatë e ujit në det me 120 metra shtrirje, si dhe një shkallë xhami dhe një park ujor për fëmijë, tregon “Infobae”.

    E o Poze que lançou um "Eu vou tomar um Tacacá" no Cruzeiro do Neymar 😂 pic.twitter.com/OeHKYKfT1d

    — Trap Favelas (@trapfavelas) December 27, 2023
    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.