Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Neymar zgjodhi Arabinë Saudite në mungesë të ofertave në Evropa
    Ballina-1

    Neymar zgjodhi Arabinë Saudite në mungesë të ofertave në Evropa

    14/08/2023 22:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mungesa e ofertave nga klubet e mëdha të Evropës, bëri që sulmuesi i Brazilit, Neymari të marrë vendim për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. Të hënën, mediumet franceze raportuan se Paris Saint-Germaini ka pranuar ofertën e Al-Hilalit për sulmuesin brazilian në vlerë prej 100 milionë eurosh. Kjo do të thotë se Neymar gjatë kësaj jave do t’i kryejë kontrollimet mjekësore, pëpara se ta firmos kontratën dhe të prezantohet tek ekipi saudit.

    Ai me Al-Hilalin, do të firmos kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e tretë dhe vlera e saj totale shkon mbi 200 milionë euro, përfshirë edhe bonuset. Në fakt, Neymari gjatë tërë afatit kalimtar të verës ishte munduar të siguroj marrëveshje pothuajse me çdo klub të madh evropian, por asnjëri prej tyre nuk i kishte bërë Parisit ofertë. Madje, ai ishte refuzuar në të shumtën e rasteve, me përjashtim te Barcelonës që kishte bërë ofertë për huazimin e tij. Duke e parë gjithë këtë situatë, Neymar vendosi ta pranojë ofertën e Al-Hilalit për t’u bërë njëri prej futbollistëve të radhës që u larguan nga Evropa për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite, kryesisht për shkak të kontratave të majme.

    “Marrëveshja me Al-Hilalin erdhi kaq vonë për shkak se Neymari bëri të pamundurën për të siguruar një lëvizje në një klub tjetër të madh evropian, por pa sukses”, kanë thënë burime të afërta me të.

    Manchester City, Manchester Unitedi, Bayern Munichu, Real Madridi dhe Chelsea ishin skuadrat që refuzuan mundësinë e transferimit të 31-vjeçarit, kryesisht për shkak të tarifës dhe pagës së lartë.

    “Neymari ishte i dëshpëruar të luante këtë edicion në Ligën e Kampionëve, sidomos donte të përgatitej në mënyrën më të mirë të mundshme për Botërorin e vitit 2026, pasi dëshironte të ishte figura kryesore e këtij turneu. Ai nuk donte të largohej nga Evropa por mungesa e ofertave e detyroi”, ka shtuar burimi për të përditshmen franceze “L’Equipe”.

    Gjithashtu, edhe te Parisi nuk e donin Neymarin, ndonëse për transferimin e tij në vitin 2017 nga Barcelona paguan tarifë rekorde në vlerë prej 222 milionë eurosh. Vitet e fundit të Neymarit të PSG-ja nuk ishin aspak të suksesshme në nivelin personal. Ai lëndohej shpesh dhe kritikohej për paraqitjet e tij të dobëta. Mbi të gjitha, vlerësohej si një lojtar vetjak që nuk mund të performonte në nivelin më të lartë dhe ta ndihmonte apo ta udhëhiqte ekipin. Edicionin e shkuar, Neymar e mbylli para kohe për shkak të lëndimit dhe operimit që u detyrua ti nënshtrohej. Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, në të cilën Parisi luajti pa gola kundër Lorientit, Neymari nuk u përfshi në ekip. Klubi tha se Neymar po stërvitej i vetëm për shkak një infeksioni viral, por në fakt atij i ishte bërë me dije se nuk bën pjesë në projektin e trajnerit Luis Enrique dhe ishte në pritje të arritjes së marrëveshjes me Al-Hilalin.

    “Ishte trajneri Enrique, ai që nuk dëshironte të punonte me Neymarin dhe për këtë e ka njoftuar si klubin ashtu edhe futbollistin”, shkroi “L’Equipe”.

    Neymar do të jetë transferimi i pestë i Al-Hilalit nga futbolli evropian, pasi para tij ekipi saudit iu bashkuan edhe Malcom (Zenit), Ruben Neves (Ëolverhampton), Sergej Milinkoviq-Saviq (Lazio) e Kalidou Koulibaly (Chelsea). Edicionin e shkuar, Neymari pati 18 gola e 17 asistime në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Parisin, ekip me të cilin kishte kontratë deri në verën e vitit 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Me fanellën e Parisit, Neymar fitoi dhjetë trofe, përfshirë këtu pesë tituj kampioni të Francës por asnjëherë atë për të cilin edhe u transferua në Francë – Ligën e Kampionëve.

    TË LIDHURA

    Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

    07/07/2025 20:09

    Rekordi i Lamine Yamal rrëzohet më pak se një vit pas vendosjes – Gilberto Mora shkruan historinë me Meksikën

    07/07/2025 20:00

    Arsyetohet Donnarumma: Nuk ishte qëllimi ta lëndoja Musialan

    07/07/2025 19:45

    Osimhen, i hapur që të kthehet sërish te Galatasaray

    07/07/2025 18:14
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.