Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga Berlini në Berlin, rrugëtimi rekord i Spanjës në Kampionatin Evropian
    Ballina-1

    Nga Berlini në Berlin, rrugëtimi rekord i Spanjës në Kampionatin Evropian

    11/07/2024 13:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Spanja do të mbyllë ciklin e saj në “Euro 2024” në Berlin. Një rrugëtim që ka nisur në stadiumin e kryeqytetit gjerman më 15 qershor kundër Kroacisë filloi dhe do të përfundojë më 14 korrik në finalen e madhe të turneut po në të njëjtin impiant.

    Në mes, gjithçka ka qenë një rrugëtim i përsosur, një rekord. Sepse, Spanja mbërrin në finalen e Europianit, duke vendosur rekorde historike, duke siguruar gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, diçka që askush nuk i kishte arritur ndonjëherë në një Europian.

    Askush nuk kishte fituar gjashtë ndeshje radhazi në një Kampionat Europian derisa djemtë e De la Fuentes zbarkuan në Gjermani për të bërë histori. Gjashtë fitore radhazi që kanë ardhur edhe të shoqëruara me gola të shumtë, 13! Rekordin në një Europian e mban Franca, e cila në Europianin e shtëpisë në vitin 1984 u shpall kampione me 14 rrjeta. Një gol, minimumi i nevojshëm për Spanjën për të arritur dhe këtë rekord të “Gjelave”. Nëse Spanja fiton finalen pa penallti, do të barazojë gjithashtu një rekord botëror, atë të vendosur nga skuadra braziliane në vitin 2002 duke fituar shtatë ndeshje radhazi.

    Nga Ronaldinjo, Rivaldo dhe Ronaldo te Niko Uilliams, Lamine dhe Morata. Historike! De la Fuente, i cili që në momentin e parë vlerësoi skuadrën e tij duke u siguruar që ata të ishin më të mirët, gjithashtu donte të nënvizonte dje rrugën e vështirë të Spanjës drejt finales. Asnjë titull i “La Roja” nuk u arrit, duke eliminuar kaq shumë kampionë të botës. Italia, Gjermania dhe Franca kanë rënë gjatë rrugës. Dhe nuk duhet harruar as Kroacia, e treta në Botërorin e fundit. Spanja u vendos në grupin e “vdekjes” (bashkë me Shqipërinë) dhe u gjend në situatën më të keqe të mundshme, por “La Roja” ia doli me secilin nga rivalët e saj.

    Dani Olmo është gjithashtu një rekordmen, lojtari i parë që shënon në tre ndeshje radhazi në një kampionat evropian. Dhe gjithashtu në takimet me eliminime direkte. Fillimisht Gjeorgjia, më pas Gjermania dhe Franca për ta mbyllur. Një numër 10 që po nënshkruan një Europian dhjetëshe, si gjithë skuadra spanjolle. Mbetet për t’u përfunduar në Berlin, ku filloi gjithçka. Dhe më pas është Jamal, i cili po thyen të gjitha rekordet. Ai është lojtari më i ri që ka luajtur dhe ka shënuar në një Kampionat Europian. Të gjithë në moshën 16- vjeçare, megjithëse do të luajë finalen në 17. Ai do të shuajë qirinjtë në Berlin, në prag të duelit të madh.

    TË LIDHURA

    Gjashtë futbollistë shqiptarë ftohen te Maqedonia e Veriut

    27/08/2025 13:55

    Sot luhet Liga e Parë, derbi në Mitrovicë

    27/08/2025 10:40

    Në Zvicër i frikësohen edhe largimit të Albian Hajdarit

    26/08/2025 20:09

    Lojtari që zgjodhi Kroacinë para Zvicrës, përkrah vendimin e Leon Avdullahut

    26/08/2025 19:55
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.