Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga Brazili te Anglia dhe Maroku – Parashikimi i fundit mbi mundësitë e fituesve të Kupës së Botës
    Ballina-1

    Nga Brazili te Anglia dhe Maroku – Parashikimi i fundit mbi mundësitë e fituesve të Kupës së Botës

    08/12/2022 12:38
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Faqja e njohur amerikane FiveThirtyEight, që fokusohet në analizën e sondazheve të opinionit politikë, ekonomik dhe sportiv ka publikuar së fundmi një parashikim mbi mundësitë e kombëtareve për të fituar Kupën e Botës “Katar 2022”. 

    Kampionati Botëror ka hyrë në fazën e nxehtë të çerekfinaleve, pasi tani kanë mbetur vetëm tetë kombëtare që luftojnë për trofeun e madh.

    Por, kush janë favorit sa cilat janë gjasat e tyre për ta fituar Kupën e Botës?

    Faqja FiveThiryEight ka publikuar një projeksion mbi mundësitë e kombëtareve për ta fituar trofeun, ku favorit cilësohet Brazili me 33 për qind të gjasave.

    Në vendin e dytë dhe të tretë renditen Anglia dhe Portugalia me nga 14 për qind të shanseve, ndërsa pas tyre vjen Argjentina e katërta me 13 për qind.

    Kampioni i botës në fuqi, Franca renditet e pesta me 12 për qind shanse, e pasuar nga Holanda me shtatë për qind, Kroacia me katër për qind dhe e fundit Maroku me tre për qind.

    Ndeshjet çerekfinale fillojnë nesër (e premte) me dy ndeshjet në orar janë Kroaci-Brazil nga ora 16:00 dhe Holandë-Argjentinë nga ora 20:00.

    Të shtunën zhvillohen edhe dy takimet tjera: Marok-Portugalia nga ora 16:00 dhe Angli-Francë nga ora 20:00. 

    TË LIDHURA

    Agim Ademi: Me këta futbollistë që kemi dhe me ata që janë në ardhje, Kombëtarja nuk do të ketë telashe për lojtarë në 10 vjetët e ardhshme

    17/06/2025 11:00

    Kampionia e Kosovës, Drita nesër mëson kundërshtarin e saj në Ligën e Kampionëve

    16/06/2025 23:15

    Chelsea e nis Kupën e Botës për Klube me fitore, triumfon ndaj Los Angeles

    16/06/2025 23:11

    Fituesi i medaljes olimpike me Iranin do ta përfaqësojë Kosovën në peshëngritje

    16/06/2025 22:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.