Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga Bunjaku te Challandes, Giresse e Foda – Cili trajner ka qenë më i paguari te Kosova?
    Ballina-1

    Nga Bunjaku te Challandes, Giresse e Foda – Cili trajner ka qenë më i paguari te Kosova?

    01/12/2024 00:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi ka qenë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili mes të tjerash foli edhe për trajnerët që ka pasur Kosova ndër vite.

    Nga Albert Bunjaku e Bernard Challandes deri tek Alain Giresse dhe Franco Foda, Ademi zbuloi se cili prej këtyre emrave ka qenë më i paguari si përzgjedhës i Kosovës.

    “Për këta të gjithë kam respekt. Gliha ka qenë një kohë trajner i përkohshëm por secili e ka pjesën e tij, secili e ka kontributin e tij dhe dështimin e tij normalisht”.

    “Trajneri më i paguar është Franco Foda se gjithë të tjerët përpara, por unë gjithmonë kontratat i kam bërë shumë të hapura, me secilin trajner që unë e kam pasur kam folur, sepse Challandes ka ardhur në kohën kur ka qenë i ndjeri Fadil Vokrri”.

    “Ka vazhduar me mua edhe këta të tjerët kanë qenë me mua, por me secilin e bëj shumë hapur, unë gjithmonë e bëj domethënë me një pagë të arsyeshme, por benefite dhuroj në rast kualifikimi”.

    “Nëse unë i rrezikoj kaq shumë mjete të Federatës, atëherë edhe ti rreziko me ato të tuat vetanake dhe po hymë në këtë rrezikim”.

    Pra me atë se çfarë deklaroi presidenti Ademi, përzgjedhësi gjerman Franco Foda është trajneri më i paguar në Kosovë.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.