Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga fituesi i turneut deri te pjesëmarrësit në fazën e grupeve, fitimet e federatave në Kupën e Botës ‘Katar 2022’
    Ballina-1

    Nga fituesi i turneut deri te pjesëmarrësit në fazën e grupeve, fitimet e federatave në Kupën e Botës ‘Katar 2022’

    16/12/2022 23:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vetëm edhe dy ndeshje kanë mbetur deri në fund të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, një për vendin e tretë dhe finalja e madhe për trofeun e Kupës së Botës.

    Në Kupën e Botës, Katar 2022 kanë marrë pjesë 32 Kombëtare, ku secila federatë pjesëmarrëse është shpërblyer me një shumë të konsiderueshme financiare.

    Skuadrat që kanë marrë pjesë në fazën e grupeve dhe janë eliminuar kanë fituar nga 8,4 milionë euro.

    Ndërkohë ato ekipe që kanë arritur në 1/8 e finales dhe janë eliminuar kanë fituar nga 11,7 milionë euro.

    Federata e kombëtareve çerekfinaliste kanë fituar shumën e 15,4 milionë eurove.

    Ndërkohë fitimet edhe më të mëdha kanë katër skuadrat e fundit që kanë mbetur në garë për medalje.

    Kroacia dhe Maroku do të përballen të shtunën mbrëma për vendin e tretë, vend që i fiton 24,5 milionë euro, derisa humbësi i kësaj ndeshje apo vendi i katërt i merr dy milionë euro më pak.

    Fituesi i Kupës së Botës, mes Argjentinës dhe Francës do të fitojë 38 milionë euro, derisa vendi i dytë 11 milionë euro më pak. 

    TË LIDHURA

    Drita nis transferimet, zyrtarizon futbollistin që ishte pjesë e Feronikelit ’74

    18/06/2025 20:34

    City e nis me fitore mbrojtjen e Kupën së Botës për Klube

    18/06/2025 20:27

    Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës, talenti italian i Formula 1 jep provimet e maturës: Isha i tensionuar, por bëra më të mirën

    18/06/2025 18:13

    Kurti takohet me Amir Rrahmanin, e falënderon për përfaqësimin e denjë të Kosovës

    18/06/2025 17:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.