Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga lavdërimet që mori prej legjendës çeke, te çmimi i paguar që po shpërblehet – Albion Rrahmani bëhet menjëherë hit te Sparta Praga
    Ballina-2

    Nga lavdërimet që mori prej legjendës çeke, te çmimi i paguar që po shpërblehet – Albion Rrahmani bëhet menjëherë hit te Sparta Praga

    28/08/2024 18:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Albion Rrahmani është blerja më e shtrenjtë në histori të Sparta Pragës, pasi ata nuk kanë paguar asnjëherë një lojtarë mbi 4 milionë euro dhe sulmuesi që në ndeshjen e parë filloi ta tregojë vetën.  

    Mediumi çek, Nova Sport, shkruan se edhe një pagës e madhe e tillë për futbollin çek ia vlen, pasi sulmuesit kosovar iu deshën 14 minuta në fushë të martën mbrëma për të vulosur me gol promovimin e Sparta Pragës në Ligën e Kampionëve. 

    Sezoni i tij i fundit në Rapid Bukuresht shkoi me 30 ndeshje, 19 gola. Rrahmani kaloi në Spartë me etiketën e magjistarit – dhe premiera e madhe tregoi se ai përshtatej menjëherë dhe atë për mrekulli.

    Ai moment vendosi Sparta Pragën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pas 19 vitesh. 

    “Ndeshja e parë, goli i parë dhe promovimi në Ligën e Kampionëve… Nuk mund të ishte më e ëmbël për mua. Jam i lumtur për veten dhe për familjen time, të cilët sigurisht janë krenarë për mua”, deklaroi Rrahmani për Nova Sport. 

    Jan Koller, golashënuesi më i mirë historik i kombëtares çeke, ka folur për debutimin e Rrahmanit. 

    “Ne e dimë se si është kur vjen në një ekip të ri dhe shënon menjëherë. Është e mrekullueshme për vetëbesimin. Sinqerisht, debutimet nuk shkuan mirë për mua”, buzëqeshi Koller kur tregoi edhe për vetën e tij.

    Pas një viti të suksesshëm në Rumani, Rrahmanui do të luajë në Ligën e Kampionëve, duke shpresuar se do të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në fazën e grupeve.  

    “Ndeshjen e parë e kam shijuar shumë falë tifozëve. Ata ishin të mrekullueshëm, pa ta do ta kishim vështirë. Ata bënë punën e tyre në tribunë dhe ne në fushë. Shpresojmë se do të vazhdojmë kështu edhe në fazën kryesore të Champions”, deklaroi ai.  

    TË LIDHURA

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.