Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como
    Ballina-2

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kur Mërgim Vojvoda zbriti në fushë me fanellën e Como 1907, ai nuk solli vetëm përvojën e mbi 300 ndeshjeve profesionale. Kështu e nis shkrimin faqja zyrtare e klubit italian, ku mbrojtësi kosovar po bën karrierë. 

    Ai solli me vete një histori të formuar mes sfidave, përkushtimit dhe një dashurie të thellë për lojën, që nga rrugët e Liège në Belgjikë deri në skenat e mëdha të Serie A dhe më tej.

    Në moshën 30-vjeçare, Vojvoda mund të jetë një emër i ri për tifozët e Comos, por në botën e futbollit ai ka kaluar shumë. Pas një periudhe të vështirë me lëndime, ai ka treguar se ende ka shumë për të dhënë. Një nga momentet më të veçanta të rikthimit të tij ishte ndeshja kundër ish-klubit të tij, Torinos, ku ai shënoi një gol dhe dha dy asistime.

    “Erdha i lënduar, por Como besoi tek unë. Jo të gjithë do ta bënin këtë. Doja vërtet t’ua shpërbleja besimin”, deklaroi ai.

    Nën drejtimin e Cesc Fàbregas, Como luan një futboll të hapur, teknik dhe ofensiv. Për Vojvodën, ky sistem është i përsosur. “Te Torino luaja si mbrojtës i djathtë në një mbrojtje me tre, pa shumë mundësi të sulmoja. Këtu luajmë me katër mbrojtës, kemi më shumë liri. Trajneri kërkon që të qarkullojmë topin dhe të sulmojmë. Kjo më ndihmon të zhvillohem si lojtar”, shprehet ai.

    Përvoja e punës me një trajner si Fàbregas ka qenë frymëzuese. “Cesc ka një personalitet të shkëlqyer. Ai të mëson të luash shpejt, të mendosh shpejt dhe të lëvizësh pa top. Është një stil shumë spanjoll dhe kjo më përshtatet shumë mirë”.

    Como është një klub në rritje, dhe ambicia e projektit e ka tërhequr Vojvodën. “Kur sheh lojtarë të rinj që vijnë nga klube si Barcelona e Real Madrid dhe kur sheh investimet në infrastrukturë, e kupton se ky klub po ndërton diçka të madhe. Mentaliteti fitues këtu është i fortë — edhe pas një fitoreje, askush nuk feston tepër, sepse këtu fitorja konsiderohet normale”.

    Kalimi i tij në Como erdhi pas një bisedë të papritur me Fàbregasin, gjatë një ndeshjeje kundër Torinos. “Në pushim, Cesc më ndaloi në korridor dhe më pyeti nëse do të shkoja tek ata. Ishte surprizë për mua. Kur erdhi oferta, edhe pse isha i dëmtuar, Como më donte. Kjo më dha besim dhe vendosa të vij”, tregon mbrojtësi i Kosovës.

    Karriera e Vojvodës ka kaluar përmes shumë stacioneve. Pasi u rrit në Belgjikë, ai luajti në Gjermani dhe më pas në Itali, ku kishte kontakte edhe me Atalantën, Milanin dhe Napolin, por transferimet nuk u realizuan.

    Megjithatë, ai është i kënaqur me rrugën që ka ndjekur. “Kam zgjedhur rrugën e vështirë — huazime, kategori të ulëta — por gjithmonë kam besuar tek vetja. Jam krenar për atë që kam arritur”, deklaroi Vojvoda.

    Prej vitit 2018, Vojvoda përfaqëson Kosovën, duke kontribuar në ndërtimin e një kombëtareje të re dhe ambicioze. “Kemi një brez të mirë dhe duam të kualifikohemi në një turne të madh. Ende jemi duke ndërtuar një kulturë të fortë futbolli, por po ecim përpara”.

    Edhe pse jeton në Itali, lidhjet e tij me Belgjikën mbeten të forta, por shqiptari nuk e përjashton mundësinë që të vazhdojë të jetojë në Itali.

    “Familja ime është në Liège, shtëpia ime dhe investimet janë atje. Kthehem shpesh dhe është e rëndësishme për mua”.

    “Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja, por më pëlqen Italia dhe jam i lumtur këtu”, nënvizoi ai.

    Nga Pironchamps në Liège deri te Como, rrugëtimi i Vojvodës është dëshmi se përkushtimi, puna e palodhur dhe besimi në vetvete mund të të çojnë larg — ndonjëherë edhe falë një bisede të thjeshtë në një korridor stadiumi, sikurse i ndodhi atij me tashmë trajnerin e njohur spanjoll.

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.