Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga letra e Etnik Brrutit te ajo e FSHF-së dërguar FFK-së, prapaskenat se si mesfushori u largua nga Kosova
    Ballina-1

    Nga letra e Etnik Brrutit te ajo e FSHF-së dërguar FFK-së, prapaskenat se si mesfushori u largua nga Kosova

    08/03/2025 19:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Etnik Brruti është futbollisti i radhës që ka zgjedhur të largohet nga Kosova për të vazhduar të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë.

    Pavarësisht se lojtari konfirmoi ftesën dhe se ende nuk ka vendosur, shumë gjëra kanë ndodhur ditëve të fundit.

    Brruti ndodhet në Shqipëri për tu pajisur me pasaportën shqiptare, derisa ai ka vendosur përfundimisht të përfaqësojë Kombëtaren Kuq e Zi.

    Burime të Telegrafit tregojnë se 21-vjeçari ka dërguar një letër të gjatë në FFK, ku ka informuar institucionin e futbollit kosovar se ka vendosur të largohet në drejtim të Shqipërisë.

    “Unë kam vendosur të largohem në drejtim të Shqipërisë. Do ta marrë pasaportën shqiptare për të bërë transferim në ndonjë ligë tjetër ku pasaporta shqiptare më ndihmon më shumë. Dua të shoh të ardhmen time në nivel klubesh dhe të ardhmen e familjes time”, thuhet ndër të tjera në letrën që Brruti i ka dërguar FFK-së.

    Por nuk ishte vetëm letra e Brrutit që ka shkuar në adresë të institucionit të futbollit kosovar, pasi një e tillë është dërguar edhe nga FSHF.

    Federata Shqiptare e Futbollit tanimë ka bërë kërkesë në FFK që t’i jepet dokumentacioni i Brrutit në mënyrë që ta dërgojnë në FIFA për ndryshim të ekipit kombëtar.

    Mesfushori ofensivë i lindur në Kaçanik ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Kosovës, madje ka qenë edhe kapiten i U21.

    Ai ishte një nga futbollistët potencial për Kombëtaren A, derisa përzgjedhësi Franco Foda e kishte në listën e dëshirave pasi e ka përcjellë në disa ndeshje nga afër.

    Gjithsesi lojtari ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë. 

    TË LIDHURA

    Federata e Futbollit serb e falënderon Armando Dukën për mikpritje

    09/06/2025 12:03

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.