Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga Muslija te Rrahmani e Beka – paraqitja e kosovarëve në fundjavë në arenën evropiane
    Ballina-1

    Nga Muslija te Rrahmani e Beka – paraqitja e kosovarëve në fundjavë në arenën evropiane

    28/08/2023 12:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollistët kosovarë kanë pasur një tjetër javë të mbarë në skuadrat evropiane ku paraqiten me klubet e tyre.

    Nuk kanë munguar golat e rëndësishëm dhe asistimet duke qenë protagonist në fitoret e ekipeve të tyre. Telegrafi në bashkëpunim me SofaScoren sjell pesë futbollistët nga Kosova me notat më të larta që kanë marrë këtë fundjavë.

    Qendërmbrojtësi kosovar Ismajl Beka ka marrë notën më të lartë 8,6 pasi ishte fantastik në fitoren e skuadrës së tij Luzernit në udhëtim te Grasshopper 0-1.

    Beka luajti 90 minuta duke pasur katër ndërprerje të aksioneve, katër spastrime, gjashtë duele të fituara dhe katër gjuajtje të bllokuara.

    Fantastik ka qenë edhe Florent Muslija ku ka realizuar gol në humbjen që skuadra e tij e pësoi 1-2 nga Kaiserslautern. Muslija mori notë 8,4 pasi ishte më i miri te skuadra e tij, por që në fund pësuan humbje.

    Ka qenë debutim ëndrrash për Albion Rrahmanin me Rapidin e Bukureshtit, që fituan në udhëtim te Craovia me rezultat 3-5. Ish-anëtari i Ballkanit luajti për 45 minuta duke realizuar dy gola dhe duke marrë notë 8.4.

    Me notë të lartë 8,2 u vlerësua edhe Atdhe Nuhiu në fitoren e skuadrës së tij Altach 0-3 në udhëtim te Austria Lustenau.

    Paraqitje fantastike ka pasur edhe Samir Ramizi që ishte vendimtar me dy asistime në 10 minuta të luajtura për Winterthurin në fitoren 2-5 në udhëtim te Laussane. 

    TË LIDHURA

    Braziliani Joao Pedro dërgon Chelsean në finalen e madhe të Botërorit të Klubeve

    08/07/2025 23:09

    Drita e fiton ndeshjen e parë, bën hapin e madh drejt raundit të dytë

    08/07/2025 22:00

    Ardian Ismajli kompleton kalimin te Torino

    08/07/2025 21:33

    Drita publikon formacionin

    08/07/2025 19:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.