Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga një police në një sensacion në “Katar 2022” – Tagi Weg premton se do të pozojë nudo nëse në finale takohen Brazili dhe Gjermania
    ShowSport

    Nga një police në një sensacion në “Katar 2022” – Tagi Weg premton se do të pozojë nudo nëse në finale takohen Brazili dhe Gjermania

    29/11/2022 15:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një oficere e Policisë, e kthyer në tifozen më të zjarrtë të Kupës së Botës në Brazil, ka premtuar nudo falas nëse merr finalen që dëshiron.

    Tati Weg u tha abonentëve të saj në ‘OnlyFans’ se marrëveshja do të ndodhte nëse Brazili do të përballej me Gjermaninë në finale më 18 dhjetor.

    Stërmbesa e emigrantëve gjermanë shpreson se oferta e saj do të inkurajojë skuadrën e saj kombëtare për të arritur në fazat e fundit të turneut.

    Tati Weg (Foto: Newsflash)

    Dikur police, Tati tani po përfaqëson Gjermaninë në konkursin e Bukurisë së Kupës së Botës të këtij viti dhe poston përmbajtje të ndryshme në sajtin për të rritur.

    E prekur nga humbja 7-1 e Brazilit, ish-oficerja ushtarake tha: “Që në fillim doja të përfaqësoja Gjermaninë në garë, por kisha frikë nga kritikat për rezultatin 7-1”.

    “Ajo lojë ishte e vështirë, apo jo? Pra, unë fillova me misionin për ta fshirë atë, sepse unë jam braziliane dhe jam e ndarë, apo jo?”.

    Tati Weg (Foto: Newsflash)

    “Unë jam stërmbesa e gjermanëve. E gjithë familja ime është nga atje, por nuk dua të festoj një goditje”.

    Tati pretendon se tani fiton 30 herë më shumë duke u shfaqur nudo në ‘OnlyFans’.

    Ajo shtoi: “Dhe, nëse finalja është Brazili dhe Gjermania, do të ketë nudo falas”.

    Tati Weg (Foto: Newsflash)

    Konkursi i Bukurisë në Kupën e Botës ka gati një milion ndjekës në Instagram, ku një përdorues tha: “Tati Ëeg është më e bukura e Kupës së Botës”.

    “Ajo ka përmbajtjen më të mirë për të rritur në Brazil”.

    Tati Weg (Foto: Newsflash)

    Vetë Tati krenohet me 109 mijë ndjekës në Instagram dhe nuk është e vetmja që shpreson të marrë pak vëmendje këtë turne.

    Në këtë mes vëmendje mori edhe fansja kroate, Ivana Knoll, e cila u përball me kritika të shumta për veshjen e ekzagjeruar në Kupën e Botës në përkrahje të Kroacisë. 

    Tati Weg (Foto: Newsflash)

    TË LIDHURA

    Finlanda e Maxhuni në gjysmëfinale të Eurobasketit

    10/09/2025 19:31

    FIFA pritet ta ndëshkojë rëndë Serbinë, ndaj Shqipërisë mund të luhet pa tifozë në Beograd

    10/09/2025 15:21

    Elvis Rexhbeçaj reagon pas fitores ndaj Suedisë: Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve

    09/09/2025 18:34

    Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

    09/09/2025 18:20
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.