Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës, talenti italian i Formula 1 jep provimet e maturës: Isha i tensionuar, por bëra më të mirën
    Ballina-2

    Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës, talenti italian i Formula 1 jep provimet e maturës: Isha i tensionuar, por bëra më të mirën

    18/06/2025 18:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndryshe nga shumica e pilotëve të Formula 1 që parakaluan në tapetin e kuq të premierës së filmit “F1” me Brad Pitt, Kimi Antonelli mungoi – për një arsye të fortë: ishte në bankat e shkollës, duke dhënë provimet e maturës.

    Piloti 18-vjeçar italian, një nga talentet më premtues të gjeneratës së re, sapo ka përfunduar provimin e parë me shkrim në gjimnazin “Salvemini” në Casalecchio. Me buzëqeshje dhe qetësi, ai u ndal për të folur me gazetarët pas provimit: “Isha mjaft i tensionuar, por bëra më të mirën time dhe mendoj se shkoi mirë”, tha Antonelli.

    Ai tregoi se kishte zgjedhur të shkruante mbi temën e ngjarjeve aktuale, me fjalën kyçe “respekt”.

    Për natën para provimit? “Dëgjuam Venditti-n me miqtë dhe festuam për kampionatin e Virtus”, zbuloi ai.

    Ndërkohë, në pistë, Antonelli është gjithashtu në qendër të vëmendjes. Vetëm pak ditë më parë, ai arriti të ngjitej në podium në Çmimin e Madh të Kanadasë, në krah të shokut të tij të skuadrës te Mercedes, George Russell dhe kampionit të Botës në fuqi, Max Verstappen.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.