Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga Rrudhani te Asllani e Muric – top pesë futbollistët kosovarë që shkëlqyen në fundjavë
    Ballina-1

    Nga Rrudhani te Asllani e Muric – top pesë futbollistët kosovarë që shkëlqyen në fundjavë

    16/12/2024 15:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vikendi që lamë pas ishte mjaft i suksesshëm për disa prej futbollistëve kosovarë që luajnë në arenën evropiane. 

    Që nga Donat Rrudhani deri tek Fisnik Asllani dhe Arijanet Muric, secili në një mënyrë apo tjetër, ishin vendimtar këtë fundjavë për ekipet e tyre respektive. 

    Donat Rrudhani shkëlqeu me gol dhe asistim në fitoren e ngushtë të Luzernit me rezultat 4-3 në udhëtim ndaj Winterthur, ku për këtë paraqitje ishte vlerësuar me notën 9.4 nga Sofascore. 

    Me paraqitje fantastike këtë fundjavë u dallua edhe sulmuesi dardan Fisnik Asllani i cili edhe njëherë tjetër ishte vendimtar në fitoren e Elversbergut. 

    Asllani shënoi dy gola në takimin që ekipi i tij e fitoi me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Eintracht Braunschweig dhe për këtë paraqitje ai u vlerësua me notën 9.3 nga Sofascore. 

    Punë të jashtëzakonshme mes dy shtyllave bëri edhe portieri Arijanet Muric, i cili pati plotë pesë pritje në duelin që Ipswich Town e fitoi me rezultat 2-1 ndaj Wolvesit në udhët

    Këto pritje të Muric bën që ai të vlerësohet me notën 8.3 nga Sofascore dhe t’i dhurojë ekipit të tij fitoren e parë pas katër ndeshjeve pa rezultat pozitiv. 

    Pasi shënoi në Ligën e Kampionëve ndaj Feyenoordit, Albion Rrahmani formën e mirë e barti edhe në kampionat. 

    Rrahmani shënoi gol në fitoren e Sparta Prahës me rezultat 2-1 ndaj Jablonec, duke marrë notën 7.8 nga Sofascore. 

    Këtë fundjavë shkëlqeu edhe mesfushori Muharrem Jashari, i cili shënoi golin e vetëm të LNZ Cherkasy në barazimin me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Oleksandria. 

    Jashari u vlerësua me notën 7.8 nga Sofascore për paraqitjen e tij në këtë takim, teksa tashmë ka shkuar në kuotën e katër golave në kampionat pas 17 ndeshjeve, ndërsa ka edhe dy asistime.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.