Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga United në Bundesliga, mesfushori kalon me sukses testet mjekësore
    Ballina-2

    Nga United në Bundesliga, mesfushori kalon me sukses testet mjekësore

    20/12/2023 19:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Donny Van de Beek do të vazhdojë sezonin në Bundesliga. Mesfushori i avancuar holandez, nuk po përfiton minuta te Manchester United. Erik ten Hag nuk e ka në plane dhe 26-vjeçari ka pranuar ofertën e Eintracht Frankfurt.

    Lojtari tulipan shkëlqeu me Ajaxin, duke mbërritur deri në gjysmëfinalet e Champions League me “Harkëtarët”. Por aventura në “Old Trafford” nuk ka shkuar ashtu siç e priste.

    Dhe tani shpreson të rigjejë formën e mirë sportive tek ekipi gjerman, me shpresën për të marrë një ftesë nga Holanda në Euro 2024.

    Van de Beek ka kaluar me sukses testet mjekësore tek Eintrachti dhe tani mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit të tij në Gjermani.

    Sipas akordit mes dy klubeve, klubi i Bundesligës do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit në fundin e sezonit për një shumë rreth 15 mln euro.

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.