Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga “yll” në “dështim”, Balotelli kërkon rikthimin në Serie A
    Ballina-2

    Nga “yll” në “dështim”, Balotelli kërkon rikthimin në Serie A

    20/01/2024 17:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dikur konsiderohej si e ardhmja e ngjyrave “Zikaltër”, por edhe Kombëtares së Italisë, mirëpo karakteri i tij i pandreqshëm bëri që karriera e tij, të mos shkëlqente aq shumë sa pritej. Bëhet fjalë për “bomberin” italian, Mario Balotelli, i cili duket se kërkon të rikthehet edhe një herë në futbollin italian, pas eksperiencave tek Inter, Milan, Monza e Brescia.

    Prej 15 shtatorit, të viti që sapo lamë pas, Balotelli, tashmë 33-vjeçar është rikthyer sërish te turqit e Adana Dermirspor, teksa këtë sezon ka zbritur në fushë 5 herë, ku ka arritur të shënojë plot 3 gola, paçka se për momentin nuk po luan për shkak të një dëmtimi, që ka pësuar në gju dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushën e blertë.

    Megjithatë, pavarësisht dëmtimit agjenti i tij ka nisur takimet e para, me 3 klube italiane, që kërkojnë rikthimin e ish-“yllit” italian, në Serie A, ku më konkretisht skuadrat e Empoli, Udinese e Salernitana kërkojnë shërbimet e fituesit të tripletës, në vitin 2010, me “Zikaltërit” e Inter dhe mesa duket një nga këto skuadra është më e favorizuar.

    Në “pole position” gjendet skuadra e Salernitana, me “gjigantët” e Salernos, që kërkojnë të vendonin nën urdhrat e teknikut, Filippo Inzaghi, një sulmues klasi siç është Mario Balotelli dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave, ky i fundit është pro kalimit në “Stadio Arechi” dhe tashmë mungojnë vetëm detajet e fundit të kontratës.

    TË LIDHURA

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.