Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ngannou paralajmëron Fury: Do të befasoj atë dhe gjithë botën
    Ballina-1

    Ngannou paralajmëron Fury: Do të befasoj atë dhe gjithë botën

    27/10/2023 10:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Është e vështirë të imagjinohet se Francis Ngannou, ish-kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse të jetë konkurrues ndaj boksierit Tyson Fury, kampion bote, në duelin që do të zhvillojnë pas 24 orës në Arabinë Saudite. Gjithsesi, Ngannou është i gatshëm të sfidojë kritikët e tij.

    “Unë nuk mund ta ndryshoj atë që njerëzit mendojnë derisa të arrij atje dhe të luftoj dhe t’i bëj ata të më marrin më seriozisht. Mendoj se mënyra e vetme është të tregoj se si mund të boksoj. Sepse ata kanë të drejtë të mos besojnë në diçka që nuk e kanë parë. Dhe nuk mund t’i fajësosh ata derisa t’i tregosh”, tha Ngannou për Sky Sports.

    Ngannou është konsideruar si sportisti me grushtin më të fortë në MMA, ndaj pohon se kjo forcë mund ta ndihmojë kundër Fury. “Unë mund të mos e kem atë fuqi në fund të ditës, por thjesht besoj në të. Ëndrrat janë falas, kështu që mund të ëndërroj. Kështu që gjithmonë e lejoj veten të ëndërroj. E dini se çfarë ëndrre tjetër kam? Të mund Tyson Fury”, tha Ngannou.

    “Unë besoj se është më e lehtë të konvertohesh një luftëtar MMA për t’u bërë boksier se sa që një boksier të bëhet një luftëtar MMA-je, sepse ka shumë elementë të ndryshëm në të. Nëse Fury do të duelonte në kafaz nuk do ta kuptonte se çfarë po ndodhte”, u shpreh më tej Ngannou.

    TË LIDHURA

    Xhaka, Shaqiri, Riola dhe standardet e dyfishta ndaj kosovarëve në Zvicër

    18/07/2025 19:14

    Mësohet sa do të mungojë Emërllahu

    18/07/2025 18:02

    Madueke konfirmon largimin nga Chelsea me një letër emocionuese

    18/07/2025 17:49

    Malisheva turpërohet në Islandë 8:0, humbja më e thellë që nga pranimi në UEFA

    17/07/2025 22:47
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.