Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ngjarje e rëndë në Korçë, rrihet dhe “bëhet për spital” futbollisti i Skënderbeut
    Ballina-2

    Ngjarje e rëndë në Korçë, rrihet dhe “bëhet për spital” futbollisti i Skënderbeut

    15/08/2025 11:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme futbollin shqiptar. Sulmuesi egjiptian i
    Skënderbeut, Saleh Salem, u dhunua brutalisht nga dy të rinj 23-vjeçarë në qytetin e Korçës.

    Burime zyrtare bëjnë me dije se të arrestuarit e goditën disa herë në kokë, duke i shkaktuar
    plagë serioze, por fatmirësisht futbollisti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


    Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet intensive për ta
    abrdhur këtë incident të rëndë. Përveç dy të arrestuarve, tre persona të tjerë janë proceduar
    penalisht për shoqërimin (ndihmesën) e agresorëve gjatë ngjarjes. Pritet që policia e shtetit
    të publikojë së shpejti komunikatën zyrtare mbi këtë incident, që ka tronditur komunitetin
    sportiv korçar dhe tifozët e Skënderbeut

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.