Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ngritët aktakuza ndaj serbit për vrasjen e gjyshit të Luka Modriqit në vitin 1991
    Ballina-1

    Ngritët aktakuza ndaj serbit për vrasjen e gjyshit të Luka Modriqit në vitin 1991

    04/01/2024 19:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prokuroria në Split njoftoi sot se ngriti akuza kundër një ish-pjesëtari 63-vjeçar të njësive paraushtarake serbe për vrasjen e disa civilëve në qytetin Zaton Obrovaçki në dhjetor të vitit 1991, ndërsa mediat raportojnë se gjyshi i futbollistit Luka Modriq ishte në mesin e të vrarëve.

    Në deklaratën e prokurorit nuk bëhet me dije emri i të akuzuarit, por mediat kroate raportojnë se bëhet fjalë për Zheljko Bazha, i cili prej dhjetë vitesh jeton në Australi, transmeton Ballkani.info.

    Optuženik za ubojstvo dide Luke Modrića, Željko Badža, sa svećenicima SPC u Australiji mezeti. pic.twitter.com/cenx52QWjU

    — Željko Peratović (@45lines) January 4, 2024

    Prokuroria njoftoi se i akuzuari, nacionaliteti i të cilit nuk dihet, akuzohet se si komandant i togës speciale të Stacionit të Sigurisë Publike në Obrovac dhe pjesëtar i njësive paraushtarake serbe, ka aprovuar dhe së bashku me pjesëtarët e asaj toge, ka marrë pjesë personalisht në vrasjet në Zaton Obrovaçki të atëhershëm të pushtuar, pranë rrugës së vjetër që të çon në fshatin Meki Doci.

    Një nga të vrarët ishte 66-vjeçari Luka Modriq, gjyshi i futbollistit kroat me të njëjtin emër dhe lojtar i Real Madridit. Ai u vra në një fushë pranë shtëpisë së vjetër të familjes.

    Më pas, i akuzuari dhe anëtarët e tjerë të togës u nisën për në fshatin Meki Doci dhe gjithashtu pa asnjë arsye, qëlluan mbi civilët që ndodheshin në rrugë, duke vrarë gjashtë persona të moshës nga 60 deri në 71 vjeç.

    Në aktakuzë është propozuar që i akuzuari të gjykohet në mungesë, duke qenë se nuk është në dispozicion të organeve gjyqësore kroate dhe nuk dihet vendbanimi i tij. /Ballkani.info/

    ​BONUS VIDEO: Pas fitores së Vuçiqit platforma ‘bota serbe’ kërcënon seriozisht Ballkanin

    TË LIDHURA

    Shkëndija mposhtet nga Qarabagu, vendosi një penallti

    05/08/2025 22:03

    Vdiq legjenda e Portos

    05/08/2025 21:10

    Chelsea prezanton talentin më të madh brazilian – Estevao Willian

    05/08/2025 20:45

    Fabrizio Romano zbulon se ku po transferohet Edon Zhegrova

    05/08/2025 16:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.