Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nipi i Adem Jasharit pas fitores ndaj Maqedonisë së Veriut: Shpresoj të luaj një ditë për Real Madridin
    Ballina-2

    Nipi i Adem Jasharit pas fitores ndaj Maqedonisë së Veriut: Shpresoj të luaj një ditë për Real Madridin

    14/11/2024 21:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i FC Prishtinës dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, Igball Jashari, ka folur pas fitores 1:3 të Kombëtares së Kosovës në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut.

    Jashari, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, u shpreh i kënaqur me rezultatet e ndeshjes dhe theksoi se gjithçka kishte ecur ashtu siç ishte planifikuar.

    “Ndeshja shkoi mjaft mirë. Arritëm të kalonim nga një rezultat 1:0 në 3:1. Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore dhe shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të japim edhe më shumë,” tha Jashari, duke shtuar se për të luajtur për Kombëtaren është një ndjenjë e veçantë.

    Igballi gjithashtu zbuloi ëndrrën e tij të madhe: “Unë synoj të arrij të luaj në arenën ndërkombëtare. Klubi im i preferuar është Real Madridi, e dua atë klub që prej kohës së Cristiano Ronaldos dhe shpresoj që një ditë të luaj për Real Madridin,” u shpreh ai për Open TV.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.