Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nis çmontimi i “Stadiumit të Kosovës”
    Ballina-1

    Nis çmontimi i “Stadiumit të Kosovës”

    06/12/2022 10:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Brazili mposhti Korenë e Jugut me rezultat 4-1 në një ndeshje shumë spektakolare. Edhe më spektakolare, megjithatë, është historia e stadiumit ku u zhvillua ndeshja, me emrin e veçantë “Stadio 974”.

    Ky stadium konsiderohet si stadiumi i parë i përkohshëm në historinë e futbollit. Domethënë, u krijua ekskluzivisht për nevojat e Botërorit dhe ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Jugut ishte e fundit që do të presë, pasi pritet të çmontohet.

    “Stadiumi 974” e ka marrë emrin nga 974 kontejnerët e transportit që janë përdorur për ndërtimin e tij.

    Pas përfundimit të shtatë ndeshjeve që ai kishte marrë përsipër të zhvillonte për Botërorin, këta kontejnerë do të çmontohen dhe do të dërgohen në vendet që kanë nevojë për infrastrukturë.

    Sipas “Fenwick Iribarren Architects”, që projektoi këtë stadium dhe dy stadiume të tjera të Kupës së Botës, ideja ishte që të shmangej ndërtimi i një stadiumi që do të mbetej i papërdorur pas turneut, siç ndodhi pas Kupave të Botës së mëparshme në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Rusi. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Kampionia e Kosovës, Drita nesër mëson kundërshtarin e saj në Ligën e Kampionëve

    16/06/2025 23:15

    Chelsea e nis Kupën e Botës për Klube me fitore, triumfon ndaj Los Angeles

    16/06/2025 23:11

    Fituesi i medaljes olimpike me Iranin do ta përfaqësojë Kosovën në peshëngritje

    16/06/2025 22:05

    Laura Fazliu e jashtëzakonshme – fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

    16/06/2025 18:29
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.