Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nis shitja online e biletave për miqësoren Kosova – Ishujt Faroe
    Ballina-1

    Nis shitja online e biletave për miqësoren Kosova – Ishujt Faroe

    17/11/2022 11:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, që zhvillohet më 19 nëntor, respektivisht këtë të shtunë nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë dalë në shitje paraditen e sotme.

    Tifozët e interesuar, biletat mund t’i blejnë përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

    https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do

    Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    Shtëpia e futbollit kosovar e ka treguar edhe procedurën se si mund të pajiseni me biletë online:

    Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

    Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

    Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

    Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

    Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

    Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

    Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

    Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.