Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nisin bisedimet, Mourinho mund të emërohet përzgjedhës te Portugalia
    Ballina-2

    Nisin bisedimet, Mourinho mund të emërohet përzgjedhës te Portugalia

    16/12/2022 15:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ka raporte në rritje për emërimin e Jose Mourinhos në pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Portugalisë.

    Nga kjo pozitë u shkarkua dje Fernando Santos, i cili arriti deri në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

    Dhe, sipas raportimeve, Mourinho është kandidati kryesor për zëvendësimin e tij.

    Sipas “Il Corriere Dello Sport”, agjenti i trajnerit, Jorge Mendes, zhvilloi një takim me Presidentin e Federatës së Portugalisë, Fernando Gomes, të enjten, duke diskutuar për pagën e mundshme të klientit të tij.

    Megjithatë, thuhet se qëndrimi te Roma mbetet prioriteti i Mourinhos.

    59-vjeçari ka kontratë të vlefshme me klubin italian deri në verën e vitit 2024.

    Ndërkohë, trajneri portugez ka mbërritur dje në Portugali së bashku me skuadrën e tij.

    Roma do të përgatitet për pjesën e dytë të sezonit në vendlindjen e Mourinhos dhe sot do të përballet me Cadizin në një ndeshje miqësore.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.